Qyteti bregdetar Whitby në Angli, ka mbledhur qindra vizitorë, të cilët bëhen bashkë që të festojnë artin e errësirës.

Për dashamirësit e steampunk, cybergoth, romantizmit dhe kohës viktoriane, Whitby Goth Weekend që zhvillohet dy herë në vit, është bërë një organizim shpirtëror, transmeton Telegrafi.


Steampunk vjen nga fantashkenca dhe kombinon stilin e modës viktoriane dhe industriale, teksa përfshinë instrumente bronzi dhe armë të dekoruara.

Kjo qytezë nuk është zgjedhur rastësisht, pasi Bram Stoket e ka shkruar aty veprën ‘Drakulla’. Në të ka objekte të shumta gotike, sikurse është Whitby Abbey që thuhet të jetë kështjella që e inspiroi për të shkruar klasiken gotike.

Ky festival është më i madhi i këtij lloji dhe ka filluar më 1994, ndërsa pas kërkesës së madhe, tri vite më vonë u vendos që të zhvillohet në prill dhe tetor - që të jetë sa më afër me Halloween. /Telegrafi/

Nje foto 2

Nje foto 3

Nje foto 4

Nje foto 5

Nje foto 6

Nje foto 7

Nje foto 8

Nje foto 9

Nje foto 10

Nje foto 11

Nje foto 12

Nje foto 13

Nje foto 14

Nje foto 15