LAJMI I FUNDIT:

Një burrë në Viti gjendet i vdekur afër një veture të braktisur – nisin hetimet

Një burrë në Viti gjendet i vdekur afër një veture të braktisur – nisin hetimet
Foto: Arkiv

Një burrë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm afër një veture të braktisur në rrugën Viti-Letnicë.

Viktima është 56-vjeçar dhe nga hetimet fillestare nuk janë gjetur shenja të dhunës në trupin e tij.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti rreth orëve të hershme të mëngjesit të sotëm ka pranuar një informatë se në rrugën Viti-Letnicë është gjetur një veturë e braktisur me tabela vendore. Me të dalë në vendin e ngjarjes afër veturës është gjetur trupi i pajetë i një personi Shqiptar Kosovar (1966) i cili ishte pa shenja jete”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore nga Stacioni Policor i Vitisë, mjeku kujdestar dhe Hetimet Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe nga hetimet fillestare nuk janë gjetur shenja të dhunës në trupin e viktimës”, ka thënë Hashani.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Hetimet rreth rastit nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit”. /Telegrafi/