Një burrë ka paditur një grua për 2.1 milionë euro në Singapor për 'traumën emocionale' pasi ajo refuzoi të bëhej e dashura e tij pas miqësisë katërvjeçare të dyshes.

K Kawshigan, drejtor në kompaninë e dronëve D1 Racing, ngriti dy padi kundër Nora Tan Shu Mei pasi ajo e refuzoi atë, duke pretenduar se veprimet e saj dëmtuan 'reputacionin e tij' dhe shkaktuan që ai të humbiste të paktën pesë partneritete biznesi, transmeton Telegrafi.


Tan ka ngritur një kundërpadi në të cilën ajo kërkon para që ajo thotë se i ka shpenzuar për sigurimin e shtëpisë së saj nga Kawshigan dhe në seancat e këshillimit.

Gruaja thotë se duhej të instalonte një monitorues dixhitale të derës, një sensor alarmi dhe një zile video inteligjente për t'u mbrojtur nga ai.

Kawshigan

Sipas Channel News Asia, një vendim i gjykatës së magjistraturës i publikuar më 28 janar tregon se Kawshigan ngriti dy padi kundër Tan pasi miqësia e tyre u prish kur ajo i tha atij se e shihte atë vetëm si mik.

Ai fillimisht e paditi Tan për 15 mijë euro duke pretenduar se ajo ‘shkeli një marrëveshje’ për të përmirësuar marrëdhënien e tyre, por kjo u hodh poshtë nga gjykata e magjistraturës, e cila e quajti atë një abuzim të procesit.

Megjithatë, tani, Kawshigan po padit Tan për 2.1 milionë euro në Gjykatën e Lartë të Singaporit për një sërë dëmesh që ai pretendon se ajo i shkaktoi, duke përfshirë traumën që ai thotë se pësoi kur ajo i tha se e shihte atë vetëm si nje shok. /Telegrafi/