Një burrë i martuar dhe një grua të cilën nuk e njihte më parë “shndërrohen në spektakël” për pasagjerët në aeroplan

Tre bashkëpunëtore australiane u gjendën në një situatë të sikletshme gjatë një fluturimi nga Sydney në Londër, pasi panë një burrë të martuar duke u përfshirë në një skenë intime me një të panjohur.
Rachael Wilde dhe koleget e saj u ulën pas çiftit dhe fillimisht menduan se po zhvillonin një bisedë miqësore.
Por pas disa pijeve, atmosfera ndryshoi dhe dyshja filluan të shfaqnin sjellje intime.
Një nga vajzat u ngrit për të parë më qartë dhe pa se situata ishte bërë e papërshtatshme.
Edhe stjuardesa vuri re ngjarjen, duke u thënë “silluni mirë” kur u shërbeu pije.
Kur aeroplani u ul, gruaja i tha burrit: “Ku do të shkosh tani?”, ndërsa bashkëpunëtoret thanë se mbetën “të tronditura” nga ajo që panë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































