LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan me 159 pasagjerë bën ulje emergjente në një fushë në Rusi – mediat sjellin detajet dhe pamjet

Një aeroplan me 159 pasagjerë bën ulje emergjente në një fushë në Rusi – mediat sjellin detajet dhe pamjet

Një Airbus A320 me 159 pasagjerë në bord ka kryer një ulje emergjente në një fushë në rajonin e Novosibirsk, sipas Ural Airlines.

“Aeroplani Airbus A320, fluturimi U6-1383 në rrugë nga Soçi në Omsk, ka kryer një ulje emergjente jashtë aeroportit. Ulja ishte e suksesshme. Kishte 161 pasagjerë në bord, askush nuk u lëndua”, tha linja ajrore në kanalin e saj Telegram, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

https://x.com/anno1540/status/1701466292891340905?s=20


Siç u raportua më herët, një aeroplan i Ural Airlines kërkoi ulje në aeroportin e Novosibirsk për arsye teknike.

Vendimi thuhet se u mor nga ekuipazhi i saj dhe më vonë u bë e ditur se aeroplani u ul në një fushë në rajonin e Novosibirsk.

https://x.com/anno1540/status/1701472192771309885?s=20

Sipas Agjencisë Federale për Transportin Ajror, në bord ndodheshin 159 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Ndërkohë raportohet se të gjithë pasagjerët tashmë janë akomoduar të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori