Një 24-vjeçar nga Kosova tentoi të korruptonte policinë në Durrës

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, kanë njoftuar se gjatë monitorimit të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan në aksin “Tiranë–Durrës”, drejtuesin e një kamioni që po përdorte celularin gjatë lëvizjes.
Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 24 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë. /Telegrafi/









































