Një 15-vjeçare nga Prizreni raportohet e zhdukur, policia në kërkim të saj

Zhduket një person në Prishtinë Zhduket një i mitur në Drenas
Një vajzë 15-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja e saj në Prizren.
Rastin e ka paraqitur në polici babai i saj, i cili ka bërë të ditur se e mitura ka dalë nga shtëpia më 15 tetor 2025, rreth orës 12:00, dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është raportuar më 18 tetor në Policinë e Kosovës, në stacionin policor të Prizrenit.
Sipas burimeve zyrtare, policia ka nisur hetimet dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vajzës së mitur. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































