LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: S’mbeti mundësi tjetër për ndryshim përpos PDK-së

Nitaj: S’mbeti mundësi tjetër për ndryshim përpos PDK-së

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, u është kundërpërgjigjur kundërshtarëve politikë dhe skeptikëve, të cilët mendojnë se Qeveria Haradinaj nuk mund të jetë qeveri e ndryshimit në vend.

Ai ka bërë me dije se Haradinaj kohë më parë edhe LDK-së edhe LV-së ua kishte dhënë mundësinë për ta bërë ndryshimin por, sipas tij, në fund të dyja këto subjekte “tradhtuan” marrëveshjet për ndryshim.


Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Nitaj ka deklaruar se sot as Isa Mustafa dhe as Albin Kurti nuk kanë të drejtë të flasin për ndryshim.

“Kur Ramush Haradinaj ishte përcaktuar ta çonte PDK-në dhe Hashim Thaçin në opozitë, për çfarë kishte lidhur marrëveshje për ndryshim të nënshkruar me Kurtin e Mustafën (VLAN), pikërisht ky i fundit natën vonë, lidhi marrëveshje me Thaçin dhe PDK-në. Domethënë, Isa Mustafa e kishte ‘tradhtuar’ një marrëveshje për ndryshim, prandaj ai që nga atëherë sikur e ka humbur të drejtën të flasë për çfarëdo qeverie të ndryshimit në këtë vend”, ka thënë Nitaj.

Ai ka përmendur edhe marsin e këtij vit kur lideri i AAK-së ia kishte ofruar kreut të LV-së një marrëveshje të shkruar, sipas së cilës, partia e Ymerit kishte mundësinë të zgjidhte mes postit të kryeministrit dhe bartësit të listës.

“Ky propozim sot do të mund të kishte rezultuar me mbi 50 për qind të votave për AAK-në dhe LV-në. Por, ai dhe kolegët e tij nga LV-ja jo vetëm se e kanë refuzuar këtë ofertë për ndryshim të Ramush Haradinajt, por edhe janë tallur me të. Prandaj Albin Kurti sot nuk besoj të jetë personi më i përshtatshëm të flasë për një qeveri të ndryshimit”, ka thënë ai, duke shtuar se mundësi e vetme për ndryshim ka mbetur PDK-ja. “Prandaj, në situatën e krijuar, koalicioni parazgjedhor PAN ishte e vetmja derë për ndryshim dhe ky ndryshim do të ndodhë, me ose pa kundërshtarët e tij të derisotëm. As më pak e as më shumë, kjo është e vërteta!”, është shprehur Nitaj.

Në këtë intervistë Nitaj ka folur edhe për planet e Haradinajt kryeministër. Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ai ka treguar se Haradinaj menjëherë këtë marrëveshje do ta çojë në Kuvend.

“Qëndrimi i Qeverisë Haradinaj do të jetë që kjo marrëveshje të rrëzohet me votë në Kuvend, pastaj të provohet që ajo të rinegociohet me Malin e Zi. Ne besojmë se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët me palën malazeze për këtë çështje, por nëse kjo është e pamundur, atëherë mbetet rruga e arbitrazhit ndërkombëtar. Në të dy situatat kjo temë do të konsiderohet e përmbushur për sa i përket palës së Kosovës”, ka thënë Nitaj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori