Liam Payne, ish-anëtari i grupit legjendar “One Direction”, iu dha lamtumira e fundit të mërkurën, pas ndarjes tragjike nga jeta muajin e kaluar. Në ceremoni morën pjesë një numër i madh miqsh të tij të ngushtë dhe të njohur nga bota e shoubizit.
Familja dhe miqtë e Liam-it u mblodhën për të kujtuar këngëtarin, i cili ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare më 16 tetor, pas një rënieje fatale nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, shkruan DailyMail.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin ish-anëtarët e One Direction, Harry Styles, Louis Tomlinson dhe Niall Horan, si dhe Cheryl, nëna e djalit të Liam-it, Bear. Anëtarët e grupit, të cilët shpallën ndarjen e tyre në vitin 2016, mbërritën të heshtur dhe të trishtuar para kishës ku po mbahej ceremonia.
Ata u shoqëruan nga Simon Cowell, menaxheri i dikurshëm i grupit dhe njeriu që i dha shansin për t’u bërë yje botërorë kur i bashkoi në vitin 2010 në The X Factor. Simon, i cili i bëri homazhe Liam-it me një mesazh prekës muajin e kaluar, ishte i shoqëruar nga partnerja e tij, Lauren Silverman, që tregoi mbështetjen e saj gjatë ditës së vështirë.
Edhe këngëtarja e grupit “Girls Aloud”, Nicola Roberts, ishte ndër të parat që mbërriti për t’i dhënë lamtumirën Liam-it.
Ajo u prit me ngrohtësi nga Simon Jones, ish-PR-i i “One Direction” dhe përfaqësuesi aktual i Cheryl. Nicola u bashkua me shoqen e saj të grupit, Kimberley Walsh, për t’i qëndruar pranë Cheryl, e cila është nëna e djalit shtatëvjeçar të Liam-it, Bear.
Ndërkohë, hyrja e kishës ishte zbukuruar me llamba qirinjsh dhe trëndafila të bardhë të vendosur me kujdes në gjelbërimin përreth.
Një burim i tha gazetës britanike The Sun: “Familja e tij ka bërë gjithçka për të organizuar një ceremoni perfekte dhe për t’i dhënë një lamtumirë të denjë. Për prindërit e tij, Geoff dhe Karen, Liam gjithmonë do të mbetet djaloshi i tyre i vogël. Kjo është një ditë jashtëzakonisht e vështirë”.
Liam kishte udhëtuar në Argjentinë në shtator për të ndjekur performancën e ish-bashkëpunëtorit të tij, Niall Horan, dhe për të takuar mikun e tij të ngushtë, Rogelio ‘Roger’ Nores. Ai kishte vendosur të zgjaste qëndrimin për të rinovuar vizën e tij për në SHBA kur ndodhi tragjedia.
Pas vdekjes së tij, anëtarët e “One Direction” lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ishin “thellësisht të shkatërruar”. Ata shkruan: “Në kohën e duhur, kur të gjithë të jenë në gjendje, do të themi më shumë. Por tani, do të marrim kohë për të përballuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim me gjithë zemër. Kujtimet që kemi me të do t’i çmojmë përgjithmonë. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe fansat që e donin ashtu si ne. Do të na mungojë pafundësisht. Të duam, Liam”.
Harry Styles, në një postim të mëvonshëm në Instagram, u shpreh: “Jam vërtet i tronditur dhe do të më mungojë gjithmonë.” Ai shtoi: “Gëzimi më i madh i tij ishte t’i bënte njerëzit e tjerë të lumtur dhe ishte një nder të isha pranë tij ndërsa e bënte këtë”.
Humbja e Liam Payne është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe fansat e tij në mbarë botën. Ai do të kujtohet gjithmonë si një artist i jashtëzakonshëm dhe një njeri që solli gëzim në jetët e miliona njerëzve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gafa në Instagramin e Jozit: Pyeten fansat se “si iu duket rikthimi i tij”, por bllokohen komentet!

Bebe Rexha publikon video duke bërë ‘gëzuar’ me një mashkull misterioz në Dubai

Nuk u zgjodh nga publiku për t’u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

G-Bani nuk i ndahet Gjestit: Mua pse më zgjodhe?

Nuk u zgjodh nga publiku për t'u rikthyer, reagon Redoni: Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati

Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe