LAJMI I FUNDIT:

Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë, mbyllet bulevardi “Xhorxh Bush”

Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar në Prishtinë, mbyllet bulevardi “Xhorxh Bush”

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës- PISU 2023, këtë vit organizon edicionin e 22-të, si një organizim vjetor që ofron një mundësi fantastike për të zgjeruar horizontet e studentëve në 14 kurse të ofruara nga ekspertë ndërkombëtarë.

Universiteti i Prishtinës sot do të organizon ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në rrugën “Xhorxh Bush”, përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke filluar nga ora 17:00.

“E hapur për studentët ndërkombëtarë dhe kosovarë, PISU shërben si katalizator për takime akademike dhe kulturore, duke tërhequr akademikë dhe studentë ndërkombëtarë në katër kontinente. Në ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës do të marrin pjesë drejtues të universitetit, dekanë, prodekanë, profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, studentë si dhe të interesuar. Për të bërë një ceremoni mirëseardhjeje, Fakulteti i Arteve do të ofrojë një koncert mirëpritës, me prof. Lule Elezi në piano dhe prof. Antonio Gashi në violonçel”, thuhet në njoftim.


Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bulevardi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023.

“Kjo do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard. Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë.Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi ‘Xhorxh Bush’ në drejtim të Bulevardit ‘Bill Kllinton’ dhe do të përshkojnë rrugën ‘Robert Doll’”, thuhet në njoftim. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori