Parku Inovativ dhe Trajnues kosovar –gjerman është në proces të sistemimit të personave të zhvendosur nga Shqipëria si pasojë e tërmeteve të fundit të kanë goditur vendin.
Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se për koordinator të ekipit ndër – institucional të pranimit, strehimit dhe kujdesit për të zhvendosurit nga Shqipëria në Parkun Inovativ në Prizren, është vendosur të jetë Faruk Dakaj, drejtor për Emergjenca dhe Siguri.
Ai në këtë detyrë është vendosur me dakordimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, në koordinim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Uran Ismaili, drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, drejtorin e Agjencionit për Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra, Ministrinë e Punëve të Brendshme – drejtorin Valon Krasniqi dhe përfaqësuesit e GIZ-i
Policia e Kosovës ka siguruar Parkun Inovativ dhe Agjencia e Emergjencave ka dërguar ekipin adekuat, teksa Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Prizrenit janë kujdesur për ekipet mjekësore primare dhe sekondare.
Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar ekipet adekuate për menaxhim të zhvendosjen, shoqëria civile dhe qytetarët në koordinim me Komunën e Prizrenit kanë ofruar ushqim dhe materiale të tjera të nevojshme.
Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe GIZ, janë në përkrahje të vazhdueshme në koordinim dhe në ndihma.
“Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Prizrenit, Institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës, për gatishmërinë, përgjegjësinë, reagimin dhe profesionalizmin e treguar në gjithë këtë situatë tragjike për bashkëkombësit tanë”, ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Ai tha se Kosova, në mënyrë institucionale, Ambasada Gjermane në Kosovë, GIZ-in dhe qytetarët e Kosovës me ndjenjën e solidaritetit do të jenë në dispozicion dhe pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Fundjava me reshje bore, u bëhet apel vozitësve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles