LAJMI I FUNDIT:

Nis puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut

Nis puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, ka nisur puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) dhe Mureve të Qytetit Antik Lis, Zonës Breglumore të Parkut Arkeologjik.

Ky projekt me vlerë 30 milionë lekë, financohet nga Ministria e Kulturës dhe realizohet brenda Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.

Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të memorialit, Kishës së Shën Nikollit, riformulimin e mbulesës së objektit, sistemin e ndriçimit dekorativ dhe funksional, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në mozaik dhe afresk. /Telegrafi/