LAJMI I FUNDIT:

Nis peticioni kundër paraqitjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në Maps

Nis peticioni kundër paraqitjes së Kosovës si pjesë të Serbisë në Maps

Një peticion ka nisur kundër paraqitjes që Apple Maps po i bën Kosovës, të cilën e paraqet si pjesë të Serbisë.

Megi C e nisi këtë peticion për Apple Inc Apple, pasi është shumë shqetësuese që Kosova nuk shfaqet në Apple Maps.


“Ju vështirë se mund t’i shihni kufijtë e saj dhe gjëja më e keqe e kësaj është se ajo paraqitet si pjesë e Serbisë. Kjo duhet të ndryshojë sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse Kosova është një vend i pavarur që nga viti 2008”, thuhet në njoftim.