LAJMI I FUNDIT:

Nis gjykimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Nis gjykimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri del sot para gjyqit me disa akuza ndër të cilat, për trafik lëndësh narkotike.

Ai i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.


Nga Gjykata e Krimeve të Rënda, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se procesi parashikohet që të nisë në orën 09:30 minuta dhe nën akuzë përveç ish-ministrit janë edhe tre ish-zyrtarë policie në Vlorë; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, të cilët janë në arrati pas shpalljes në kërkim që i bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pavarësisht kësaj, tre ish-zyrtarët e policisë po hetohen nën masën e “arrestit në burg, në mungesë”.

Në seancën paraprake, Saimir Tahiri ka kërkuar që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.

Nëse kjo kërkesë e tij pranohet, procesi mbyllet me tre seanca: një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin; duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.

“Nëse Gjykata pranon kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkruar, do të ketë një proces maratonë mjaft të shkurtër dhe pas 3 seancash do të ketë edhe një vendim. Nëse ka refuzim, do ketë një odise gjyqësore, për sa kohë që kjo dosja e tij ka 53 fashikuj”, tha gazetarja Anila Hoxha. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori