LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Finalja e BBBVK 2

Gjithçka që ndodhi në natën finale të Big Brother VIP Kosova 2

Përditesuar 02/02/2024 20:48

(E plotësuar): Të premten ka përfunduar zyrtarisht edicioni i dytë i spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Maratona katër mujore përfundoi pas 105 ditësh qëndrimi të katër banorëve finalistë, të cilët ioshin: Edona James, Lumbardh Salihu, Blerando dhe Shqipe Hysenaj.


Fitues i edicionit të dytë me votat e publikut u zgjodh ish-futbollisti Lumbardh Salihu, pasuar nga Blerando Lajçi në vend të dytë, Shqipja në vend të tretë dhe Edona James në vend të katërt.

Telegrafi i ka mbajtur lexuesit të përditësuar hap pas hapi me të rejat më të fundit nga nata finale e Big Brother VIP Kosova 2.

Më poshtë, keni përmbledhjen e gjithçka të asaj që ndodhi gjatë mbrëmjes finale të BBVK 2:

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-03-2024 02:01:33" ["time"]=> string(16) "03/02/2024 02:01" ["update"]=> bool(false) } 03/02/2024 02:01

Lumbardh Salihu fiton Big Brother VIP Kosova 2

Lumbardh Salihu (Foto: Lumbardh Salihu/Instagram)

Ish-futbollisti me origjinë nga Vitia, Lumbardh Salihu, është kurorëzuar si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai la në vend të dytë këngëtarin rugovas, Blerando Lajçi.


Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-03-2024 02:00:40" ["time"]=> string(16) "03/02/2024 02:00" ["update"]=> bool(false) } 03/02/2024 02:00

Shqipe Hysenaj – banorja e tretë më e votuar

Shqipe Hysenaj (Foto: Shqipe Hysenaj/Instagram)

Banorja e vetme nga Shqipëria në Big Brother VIP Kosova, e përfundoi rrugtëimin e saj në këtë spektakël, duke zënë vendin e tretë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-03-2024 01:59:39" ["time"]=> string(16) "03/02/2024 01:59" ["update"]=> bool(false) } 03/02/2024 01:59

Edona James – e katërta në renditje

Edona James (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Transgjinorja Edona James ka përfunduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova, duke u renditur e katërta në renditjen finale.

Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-03-2024 01:36:00" ["time"]=> string(16) "03/02/2024 01:36" ["update"]=> bool(false) } 03/02/2024 01:36

Mbyllet televotimi i fundit në BBVK 2

Është mbyllur zyrtarisht televotimi për katër finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Njëri prej tyre do të shpallet fitues, teksa banorët dhe publiku janë në pritje të rezultatit.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-03-2024 01:17:46" ["time"]=> string(16) "03/02/2024 01:17" ["update"]=> bool(false) } 03/02/2024 01:17

Shqipja befasohet nga vëllai në finale

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Shqipe Hysenaj është një nga katër finalistet e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Bukuroshja nga Shqipëria është befasuar në mbrëmjen finale të këtij formati, me një vizitë nga vëllai i saj, me të cilin ajo ka thënë se ka një raport tejet të ngushtë.


Si dhuratë në finale, Hysenaj iu dhurua një varëse me simbolin e shqiponjës, vlera e së cilës është 10 mijë euro.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-03-2024 00:17:43" ["time"]=> string(16) "03/02/2024 00:17" ["update"]=> bool(false) } 03/02/2024 00:17

Bledi Mane – Edonës: Nëse e fiton çmimin e madh, a martohesh me mua?

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, e ka bërë një pyetje interesante sonte në finale e madhe të spektaklit më të njohur në vend.

Ai i ka propozuar për martesë Edonës por vetëm nëse ajo e fiton çmimin e madh.


“Edona, a martohesh me mua, nëse e fiton çmimin e madh?”, ka thënë Mane.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-03-2024 00:06:42" ["time"]=> string(16) "03/02/2024 00:06" ["update"]=> bool(false) } 03/02/2024 00:06

Blerando takon nënën në mbrëmjen finale të BBVK

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Këngëtari me origjinë nga Rugova, Blerando Lajçi, ka qenë pa dyshim surpriza e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Në javët e para ai ishte shpallur si ndër banorët më të papreferuar nga publiku, por që më pas dalë nga dalë arriti të fitojë zemrat dhe ja ku është tani në finale.


Pasi iu transmetua klipi i rrugëtimit të tij në këtë edicion, atë e priti një befasi shumë e këndshme, ku për vizitë i erdha fillimisht mbesa, e pastaj nëna e tij.

Lexo lajmin e plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 23:13:09" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 23:13" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 23:13

Ronela Hajati vjen surprizë për Edonën në finale

Befasitë nuk kanë pasur të ndalur për transgjinoren Edona James në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova.


Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ishte e ftuar speciale për të kënduar live këngën “Himni”, e cila ka qenë e preferuara e Edonës gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Ajo është entuziazmuar shumë nga kjo performancë, teksa i ka falënderuar produksionin për një befasi të tillë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 23:03:50" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 23:03" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 23:03

Edona James befasohet me vizitë nga nëna e saj

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Fenomeni i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Edona James, ka përjetuar një befasi shumë të këndshme në mbrëmjen finale.

Ajo është vizituar nga e ëma e saj, në një ambient të këndshëm lodrash, të cilat portetizojnë ëndrrat e saj të fëmijërisë.


Përveç vizitës, transgjinorja nga Suhareka mori dhuratë edhe një udhëtim në Turqi dhe ndërhyrje estetike falas nga një klinikë atje.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 22:48:18" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 22:48" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 22:48

Gani Gërmia mungon në studio, injoron finalen e BBVK 2

Foto: Gani Gërmia/Instagram

Ish-banori i shtëpisë Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia, nuk u pa prezent në studio krahas banorëve të tjerë të eliminuar.

Ai mesa duket ka injoruar finalen e madhe, teksa po në të njëjtën ditë ka marrë dhuratë një fanellë nga futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, me titullin “Ti je fitues i këtij Big Brother vëlla”.


Lexo lajmin e plotë këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 22:32:49" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 22:32" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 22:32

Prezantohet klipi përmbledhës i asaj çfarë ndodhi në 100 ditë

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Kosova, është prezantuar një klip përmbledhës me atë se çfarë ka ndodhur gjatë 100 ditëve.

Nga rrëfimet, debatet, hidhërimet, gëzimet e deri te befasitë e bukura që i janë bërë banorëve – të gjitha këto kanë qenë të përmbledhura në mnjë klip.


Klipi në fjalë ka bërë katër finalistët të shpërfaqin e emocionet e tyre me lot në sy, teksa kanë kujtuar kohët e bukura që kanë kaluar bashkë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 21:41:40" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 21:41" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 21:41

Lumbardhi befasohet me vizitë nga gjyshërit e tij në finale

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Banori i parë tek i cili është përqendruar vëmendja në natën finale ka qenë Lumbardh Salihu.

Atij iu prezantua klipi i tij përmbledhës, që tregon rrugëtimin e tij në spektakël nga dita e parë më 20 tetor, e deri te finalja e madhe sonte.


Ai u transportua me veturë drejt një ambient të veçantë, ku iu bë befasi një vizitë nga gjyshërit e tij.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 21:17:56" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 21:17" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 21:17

Mbrëmja nis me një performancë fantastike nga Ledri Vula

Ledri Vula (Foto: Ledri Vula/Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka performuar për banorët dhe publikun në natën finale të Big Brother VIP Kosova.

Ai interpretoi një potpuri hitesh të tij, duke i bërë të gjithë të kërcejnë me këngët e tij ritmike hip-hop.


Atmosfera që ai ka dhuruar ka qenë e duhura për të nisur një mbrëmje kaq emocionuese si kjo e finales.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 21:16:20" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 21:16" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 21:16

Fillon spektakli i finales

Dukja e banorëve dhe dy moderatorëve sonte


   

Jonida & Alaudi

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 20:40:29" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 20:40" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 20:40

Mbyllet sondazhi i madh i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Kosova 2, vendi i parë prin me 45 për qind të votave

Telegrafi ka hapur një sondazh online në fillim të kësaj jave me pyetjen “Kush mendoni se do ta fitojë Big Brother VIP Kosova 2?”.

Për të parë se kush doli i pari me 45 për qind të votave, kliko këtu për të parë renditen e plotë.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-02-2024 20:22:42" ["time"]=> string(16) "02/02/2024 20:22" ["update"]=> bool(false) } 02/02/2024 20:22

Mysafiri special në natën finale të Big Brother Vip Kosova

Liberta Spahiu nëpërmjet një postimi në InstaStory ka zbuluar se në natën finale, i ftuar special do të jetë rep-artisti i njohur.

Se kush është ai, i cili do të “zbresë në skenë nga kulmi”, mësojeni duke lexuar lajmin e plotë.