LAJMI I FUNDIT:

Nimetz-Dimitrov: Identiteti nuk preket në bisedime, ose marrëveshje nuk ka (Video/Live)

Nimetz-Dimitrov: Identiteti nuk preket në bisedime, ose marrëveshje nuk ka (Video/Live)

Ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mbajtën konferencë shtypi, pas takimit dypalësh.

Ata u shprehën për klimë pozitive për t’u zgjidhur çështja.


”Vi nga Athina ku e dëgjova qëndrimin e tyre për bisedimet rreth çështjes së emrit. Takova kryeministrin Zave, kryetarin Ivanov dhe ministrin Dimitrov, dëgjova mendimet e tyre, komentet e tyre. Ka vullnet nga te dyja palët që të ecet përpara me procesin. Nuk dëshiroj t’i nënçmoj dallimet në mendime. Ky është moment i duhur për të arritur marrëveshje, që rajoni të ecë përpara, si edhe miqësia ndërmjet të dy vendeve”, tha Nimetz.

”Do të jemë i skatë dhe i shkurtë. Së pari, dëshiroj të them se kjo çështje është e ndjeshme për qytetarët e Maqedonisë. Një pjesë e përcjellin me vëmendje dhe me shqetësim, e disa me inat.

Dëshirojmë ta zgjedhim këtë çështje në mënyrë që edhe te ne edhe te fqinjët në Greqi, do të konsiderohet si formë e dinjitetshme. I kuptoj qytetarët grek që në një mënyrë identifikohen si maqedonas, në kontekst të antikitetit, apo të rajonit. Mirëpo, Mirëpo, për të patur zgjidhje, është me rëndësi procesi që ndihmon ndërmjetësi Nimetz. Duhet të sillemi me vëmendje në opinion. Sa më shumë që flasim, për linja të kuqe, më pak ka hapësirë për biseda dhe për zgjidhje që do të pranohet nga të dyja palët.”, tha Dimitrov.

***

Në pyetjet e gazetarëve, ndërmjetësuesi Nimetz tha se Greqia nuk e konteston identitetin e Maqedonisë. Ndërsa, Dimitrov tha se identiteti nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve, pasi që është proces historik i gjatë.

Ai theksoi se nëse vjen puna deri te identiteti, atëherë nuk ka marrëveshje.

Nimetz u pajtua me mendimin e Dimitrovit se Qeveria është kompetente për ta ruajt indentitetin e popullit, duke shtuar se mendon që populli nuk duhet të shqetësohet për këtë gjë.

Ndërmjetësuesi tha se ideniteti përcaktohet nga vetë populli, kurse OKB-ja punon me shtete në aspekt se si përdoret emri i shtetit në OKB, e jo si identifikohet populli.

Nimetz tha se flitet për javë, e muaj për ta zgjidhur çështjen, e jo vite. Në të ardhmen nuk do të ketë situatë më të lehtë, prandaj duhet të zgjidhet çështja tani, pra duhet të ecet përpara.

Dimitrov tha se çështja nuk zgjidhet nëse njëra palë ndjehet e mundur. Koha është që rajoni të ecë përpara dhe se historinë nuk mund ta ndryshojmë, por ta krijojmë të ardhmen tonë, që duhet të jetë e përbashkët dhe evropiane, duke hapur rrugë bashkëpunimi ekonomik dhe në sferat tjera. Nëse jemi të mençur mund të mësojmë si të jemi në union me miqtë tanë grek, kur të bëhemi pjesë e BE-së ku do të ndajmë interesa të përbashkëta./Telegrafi/