LAJMI I FUNDIT:

Nimani e Isufi shënojnë fitore në Gjermani

Nimani e Isufi shënojnë fitore në Gjermani

Boksieri mitrovicas Besar Nimani ka triumfuar të shtunën në Hoevelhof të Gjermanisë ndaj hungarezit Ferenc Hafner me vendim unanim pas dhjetë raundeve në meçin e kategorisë gjysmë të mesme.

Nimani kishte rrëzuar Hafnerin në raundin e dhjetë, por nuk arriti ta mbyllë përballjen me nokaut.

Për Nimanin kjo ishte fitorja e 20-të në boksin profesionist karshi një humbjeje sa e ka.

Hungarezi Hafner ka pësuar humbjen e nëntë, karshi 25 fitoreve. Në parameç boksoi edhe Shefat Isufi. Isufi në përballjen e kategorisë gjysmë të rëndë mposhti gjeorgjianin Paata Aduashvili me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Për Isufin ishte fitorja e 18-të, ndërsa ka edhe tri humbje e dy barazimem, shkruan Koha Ditore.


Gjeorgjiani Aduashvili ka pësuar humbjen e 11-të, karshi 18 fitoreve e dy barazimeve. Po ashtu në këtë mbrëmje debutoi edhe Granit Sublla në kategorinë e mesme. Ai mposhti me pikë pas katër raundeve Dzhengis Osmanovin.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori