Nikollovski: Qëllimi ynë është të shohim gruan rurale të respektuar dhe të fuqishme
Fuqishëm ju inkurajoj të vazhdoni të krijoni nga një – dy. Vazhdoni të krijoni produkte me vlerë të shtuar dhe në këtë mënyrë të përforconi bizneset bujqësore, por edhe rajonet ku punoni dhe jetoni. Së bashku, të vazhdojmë më tej të veprojmë. Qëllimi jonë është të shohim gruan rurale të respektuar dhe të fuqishme, porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski para prezantimit të “Analizës për gjetjen e mekanizmit juridik për realizimin e së drejtës për shfrytëzimin e mungesës së paguar prindëror dhe pushimin mjekësor për fermeret dhe fermerët e regjistruar”.
Nikollovski theksoi se në ngjarjen e sotshme është pikërisht në këtë drejtim – realizimi i edhe një të drejte për gratë rurale, të drejtën e shfrytëzimit të mungesës së paguar prindërore dhe pushimin mjekësor për fermerët.
“Nga kjo e drejtë e dedikuar për të gjithë fermerët e regjistruar dhe unë në emrin tim personal dhe në emër të MBPEU-së jap mbështetje të fuqishme për të gjetur mekanizëm juridik dhe përfundimisht me të vërtet të mbrojmë këtë kategori të qytetarëve. Këto janë njerëzit që sigurojnë ushqimin tonë. Këto janë gra nga mjediset rurale që me duart e tyre prodhojnë specialitetit më të bukura, tradicionale lokale dhe produkte rajonale, gra që zhvillojnë produkte të reja, brende të reja dhe vlerë të re të shtuar në ekonominë vendore. Me të vërtet janë krijuar të gjitha kushtet që përfundimisht të realizojnë të drejtat e tyre që kanë edhe punëtorët tjerë, të drejtën e pushimit, pushimit mjekësor dhe mungesën e pagur prindërore”, nënvizoi ministri Nikollovski.
Siç paralajmëroi ai, vazhdojnë përkushtimet që gratë fermere dhe të gjithë fermerët në vend të fitojnë vend të merituar në shoqëri. Nesër, në seancë qeveritare, të miratohet dhe Programi i ri për zhvillimin rural me të cilën qind për qind rritet mbështetja për gratë rurale, prej 3.000 deri në 6.000 euro, ndërsa punohet edhe në dy programe tjera për mbështetjen e bizneseve bujqësore në të cilat do të përfshihen edhe gratë rurale.
“Bashkëpunimi dhe motivimi ynë kanë filluar në vitin 2018, kur së bashku me ministren e atëhershme për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska e nënshkruar Deklaratën për status më të mirë të grave rurale në organizim të Federatës nacionale të fermerëve , UN Woman dhe We effect. edhe atëherë, ndërsa edhe sot kemi qëllim të njëjtë ta shohim gruan rurale të respektuar dhe të fuqishme. Një vit pas nënshkrimit të Deklaratës, veçmë kemi pasur thirrje për masën “Gruaja nrurale” dhe 250 kontrata të miratuara për grant nga 3.000 euro. Me angazhim të fuqishëm të Agjencisë paguese, është bërë sukses i madh – në vend të 100 të planifikuara, janë siguruar mjete për 250 gra, me të cilat janë nënshkruar kontrata në vlerë të përgjithshme nga afërsisht 40 milionë denarë. Kjo masë është krijuar qëllimisht, si mbështetje e grave të fshatit nga afërsisht 40 milionë denarë. Kjo masë është zbuluar qëllimisht, si mbështetje e gruas së fshatit, që të inkurajohen dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të kontribuojnë në shoqëri”, tha Nikollovski.
Sipasa tij, gratë kanë treguar se dinë se si çdo denar i investuar në to, ta kthejnë dyfish në shoqëri. Ka shembuj të shkëlqyer në terren se si janë përdorur fondet dhe mbështetja.
“Gratë, të cilat kanë marrë grant të pakthyer nga Agjencia për pagesa, tashmë krijojnë produkte finale – një pjesë prodhojnë mjaltë, marmelatë, produkte të bletëve, prodhojnë ushqim për kafshë, pure domatesh, djathë dhe kaçkavall cilësor shtëpie, thajnë fruta dhe perime, të cilat i prodhojë vetë, përpunojnë mish – me një fjalë, këto 250 gra tashmë krijojnë produkte finale dhe ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë lokale, në zhvillimin e mjediseve të tyre rurale, ndërsa një pjesë mendojnë edhe për rritjen e kapaciteteve. Këto gra me ndihmën e grantit të Agjencisë për pagesa ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike, në zhvillimin e barabartë rajonal”, tha ministri.
Ai përmendi se nga viti 2019, kur ka startuar masa “Gruaja rurale”, numri i grave agrare – bartëse të ekonomisë bujqësore, rritet vazhdimisht.
“Në vitin 2019 janë regjistruar 36.048 gra, ndërsa sot ky numër arrin 38.588 ose 22.2 për qind nga gjithsej ekonomitë e evidentuara bujqësore. Kjo do të thotë se kemi rritje për 2.540 gra, të cilat kanë regjistruar ekonomi bujqësore”, nënvizoi Nikollovski
Kusht për gratë që duan të marrin mbështetje përmes masës 115, është ekonomia bujqësore në të cilën aplikojnë të jetë e regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe në përputhje me Ligjin për zhvillim rural.
Analiza për gjetjen e një mekanizmi ligjor për ushtrimin e të drejtës së përdorimit të pushimit prindëror me pagesë dhe pushimit mjekësor për fermerët e regjistruar është përgatitur nga Federata kombëtare e fermerëve në kuadër të aktiviteteve për barazinë gjinore në zonat rurale, mbështetur nga organizata suedeze e zhvillimit We Effect. në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Në Klubin e deputetëve ku prezantohet Analiza, fjalime hyrëse mbajtën ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, si dhe kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska konsideron se çështja e të drejtës themelore për pushim prindëror dhe pushim mjekësor për fermerët e regjistruar është jashtëzakonisht e rëndësishme që bashkërisht të iniciohen zgjidhje që synojnë respektimin e parimeve të sundimit të ligjit, barazisë, mosdiskriminimit dhe arritjen e konceptit të drejtës sociale.
“Takime dhe ngjarje të tilla janë të nevojshme sepse vetëm në këtë mënyrë përmes dialogut të hapur dhe debatit përmes mënyrës transparente të punës mund të arrihen zgjidhje për të gjithë, zgjidhje që zgjidhin çështje të ndjeshme, veçanërisht për gratë fermere”, tha Treçevska në prezantimin e Analizës.
Sipas të dhënave të disponueshme në vend, siç theksoi Trençevska, 87 për qind e territorit të përgjithshëm janë zona rurale dhe në to jetojnë gati 45 për qind e popullsisë së përgjithshme. Kjo, theksoi ajo, duhet të jetë një motiv shtesë për t’i kushtuar më shumë vëmendje grave në këto fusha.
“Sipas anketave në vendet rurale, vetëm rreth 4 për qind e grave zotërojnë prona ose shtëpi kundrejt 96 për qind të pronarëve meshkuj, dhe vetëm 12 për qind kanë tokë kundrejt 88 për qind të pronarëve meshkuj. Vetëm 10 përqind e grave marrin vendime në lidhje me tokën, ndërsa 50 përqind e grave që zotërojnë tokë nuk janë aktive në procesin e vendimmarrjes”, tha Trençevska.
Sipas saj, e gjithë kjo tregon nevojën e mbështetjes së shtetit për fuqizimin e grave në zonat rurale, mbështetje për realizimin e të drejtave të tyre, por edhe për përfshirje më të madhe në tregun e punës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet parlamentare në shkurt, KQZ publikon listën me 941 Qendra të votimit
Arrestimi i një personi në Tetovë i cili dyshohet për vrasje, policia jep detaje të reja
Rama vë në dyshim deklaratat në Samitin e Klimës në Baku “nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht”
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit