Nikollovski: Ngrirja e çmimeve nuk ndikon në të ardhurat e bujqve

Ngrirja e çmimeve nuk do të ndikojë në shpenzimet dhe në të ardhurat e bujqve, por për të gjithë ata që duan të përfitojnë në kurrizin e qytetarëve, vlerësoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski.
Në analizat që i ka bërë resori që e menaxhon, siç deklaroi, janë përcaktuar qartë shpenzimet e prodhimit të bujqve dhe çmimet e blerjes që u paguhen.
“Nga ato analiza del se pjesa më e madhe e çmimeve që paguajnë qytetarët shkojnë për marzh, jo për bujqit. Ndërsa në këtë moment nuk e kemi atë prodhim vendas dhe prandaj i gjithë mendimi ynë ishte që në këtë moment nuk ka problem në pjesën e prodhimit vendas të atyre prodhimeve, gjegjësisht ngrirja dhe kufizimi i këtyre çmimeve nuk do të ndikojë në shpenzimet dhe të ardhurat e bujqve, por do të ndikojë për të gjithë ata që duan të përfitojnë në kurrizin e qytetarëve. Në çmimin e përgjithshëm, përfaqësimin më të madh ka marzhi”, deklaroi Nikollovski, në pyetjen e gazetarëve para diskutimit publik për thjeshtësimin e procedurave të lejeve për objekte për përpunim primar të prodhimeve bujqësore.
Në MBPEU dje është mbajtur takim me bujqit nga prodhimi serrë dhe kërkesat e tyre, siç paralajmëroi, do të shqyrtohen për të parë sa janë shpenzimet.
Ai theksoi se nuk i analizojnë çmimet e importit, por prodhimi vendas.
“Nuk kemi kompetenca të shqyrtojmë dhe të përcaktojmë çmimin e prodhimeve nga Shqipëria apo Serbia. Kjo nuk është në kompetencë të MBPEU-së. Mund të përgjigjem për atë që është me fakte dhe argumente dhe këtë e bëj çdo ditë. Duhet t’i mbrojmë bujqit sepse nuk mundet me marzhet që janë vendosur në prodhimeve vendase, në fund dikush do të përfitojë në kohë krize”, tha Nikollovski.
Shtoi se jemi shteti i vetëm në rajon që kemi dhënë mbështetje për 40 për qind për subvencionimin e plehrave artificiale kur u konstatua se çmimi është rritur mbi 100 për qind.
Me vendim të Qeverisë prej dje janë përcaktuar çmimet më të larta në tregti të shitjes me pakicë për domatet e freskëta, trangujt të freskët, qepët, lulelakrës, specave të gjelbër të freskët, fasules, thjerëzës, bananeve, portokajve, mandarinave dhe limonëve. Një kilogram domate të freskëta mund të shitet më së shmti 70 denarë për kilogram, trangujt e freskët deri në 75 denarë për kilogram, një kilogram qepë deri në 60 denarë, një kilogram lulelakër deri në 70 denarë, një kilogram speca të gjelbër të freskët deri në 90 denarë, një kilogram fasule deri në 75 denarë, një kilogram thjerrëza deri në 110 denarë, një kilogram banane deri në 70 denarë, një kilogram portokall deri në 55 denarë, një kilogram mandarina deri në 60 denarë dhe një kilogram limonë deri në 55 denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit