Nikolloski: Pjesa më e madhe e autostradës Ohër-Kërçovë do të jetë në funksion në verën e ardhshme

Deri në fillim të sezonit të ardhshëm veror pritet të vihet në funksion pjesa më e madhe e autostradës Ohër-Kërçovë, pjesa nga Vrbjani dhe Arbinova deri në Ohër, me një ndërprerje të vogël në afërsi të fshatit Botun, tha zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Në një konferencë për media me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re, Nikolloski informoi se kredia për realizimin e këtij projekti është efektive dhe mjetet janë miratuar.
Sipas tij, herën e fundit që kontraktorët kanë parë para ka qenë nëntori i kaluar dhe kjo është një nga arsyet që ka ngecur ndërtimi i autostradës.
“Pres nga 7 tetori që mjetet të vihen në dispozicion të konsumatorëve, me çka do të rritet dinamika e ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë. Në atë drejtim po bëjmë ndryshime në Ligjin për shpronësime në pjesën për procedurat e verifikimit, të cilat janë problem i madh për realizimin e projekteve infrastrukturore. Dua të njoftoj opinionin se Aneksi 6 që u nënshkrua në vitin 2023, për mjetet shtesë për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë, më në fund ka hyrë në fuqi. Kontraktorët kishin parë para për herë të fundit nëntorin e kaluar. Që atëherë, asgjë nuk është paguar. Kush do të punonte për një vit pa para? Kjo është një nga arsyet pse ky projekt ka ngecur. Në komunikim me “Exim Bank”, arritëm të plotësojmë të gjithë dokumentacionin. Kam marrë informacion të enjten e kaluar se kredia është efektive, mjetet janë miratuar”, tha Nikolloski.
Sa i përket kredisë, ai shpjegoi se bëhet fjalë për atë që tashmë është arritur në vitin 2023 si marrëveshje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë