LAJMI I FUNDIT:

Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë

Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë
Noizy (Foto: Screenshot/Instagram)

Pak ditë më parë, Noizy, u raportua se është përfshirë në një rrahje me disa persona të tjerë në qytetin e Pejës.

Gjatë përleshjes, dyshohet se Rigels Rajku (emri i vërtetë) dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin ‘Medi’.

Deri më tani, nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin.


Foto: Screenshot/Instagram

Në ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i ka bërë thirrje Noizyt dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë.

Në një prononcim për Telegrafin, Nikçi fton edhe qytetarët të japin informacione në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarve.

Të gjitha lajmet nga Noizy
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Noizy

“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pasur avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese”, tha Nikçi për Telegrafin.

“Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial neve na duhen vetëm informata”, theksoi ndër të tjerash.

Noizy (Foto: Screenshot/Instagram)

Noizy nga ana tjetër ka reaguar me një postim në Instagram, ku thotë se nuk ka prekur asnjë person atë natë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë

Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë

Magazina
Stresi flet sërish për incidentin në Pejë: Nuk e kemi prekur as unë as Noizy

Stresi flet sërish për incidentin në Pejë: Nuk e kemi prekur as unë as Noizy

Magazina
Bardhi marton motrën, Sara publikon momentin prekës: Një burrë i fjalës që sot përcolli motrën më fisnike

Bardhi marton motrën, Sara publikon momentin prekës: Një burrë i fjalës që sot përcolli motrën më fisnike

Magazina
Mes lotësh, Mimoza Mustafa flet për humbjen e personit të zemrës

Mes lotësh, Mimoza Mustafa flet për humbjen e personit të zemrës

Magazina
Tuna vazhdon të marrë vëmendje me fotografitë në bikini, ndërsa thekson linjat trupore.

Tuna vazhdon të marrë vëmendje me fotografitë në bikini, ndërsa thekson linjat trupore.

Magazina
Shfaqet në krahët e një mashkulli - Alby the Goat në lidhje të re dashurie

Shfaqet në krahët e një mashkulli - Alby the Goat në lidhje të re dashurie

Magazina
Kalo në kategori