Nigeria mposht Egjiptin dhe siguron vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës

Nigeria ka siguruar vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 (AFCON), pasi mposhti Egjiptin me penallti të shtunën në stadiumin “Mohammed V” në Casablanca, pas barazimit në kohën e rregullt.
“Super Eagles” u treguan më të saktë nga pika e bardhë, duke fituar serinë e penalltive me rezultat 4–2, në një ndeshje të fortë dhe mjaft të luftuar, që u zhvillua një ditë para finales së madhe të turneut.
Nigeria arriti në ndeshjen për vendin e tretë pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Maroku, gjithashtu pas ekzekutimit të penalltive.
Stanley Nwabali Appreciation Tweet pic.twitter.com/VRmYvhVVMX
— 🇳🇬 Super Eagles (@NGSuperEagles) January 17, 2026
Nga ana tjetër, Egjipti e nisi këtë duel pas humbjes 1-0 ndaj Senegalit në gjysmëfinale, një ndeshje ku “Faraonët” ushtruan presion për barazim, por nuk arritën të thyenin mbrojtjen kundërshtare.
Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 do të zhvillohet të dielën në Rabat, ku Maroku dhe Senegali do të përballen për trofeun në stadiumin “Moulay Abdellah”, me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/





















































