Nicole Scherinzger i la pak vend imagjinatës teksa pozoi me vetëm një peshqir të bardhë.

Këngëtarja, 44-vjeçe, tregoi figurën e mahnitshme në disa poza të ndryshme që ka shpërndarë në Instagram.


Ish-ylli i “Pussy Cat Dolls” i kishte ngritur flokët e saj, për të zbuluar pak më shumë nga grimi mbresëlënës.

Screenshot 33 3 Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)

Nicole shfaqi paletën e saj magjepsëse të grimit, përfshirë një rimel sysh me shkëlqim argjendi dhe buzëkuq me shkëlqim.

Gjyqtarja e “The Masked Singer” vazhdoi të tregonte fytyrën me plot shkëlqim në videon e shpërndarë në rrjete sociale.

Screenshot 34 4 Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)

Kjo vjen pas aludimeve se ajo është ndarë nga partneri i saj, Thom Evans, 37 vjeçar.

Megjithatë, çifti hodhën poshtë thashethemet duke u shfaqur bashkë në një darkë në Los Angeles të premten mbrëma.

Ata dëshiruan të mbronin lidhjen e tyre prej tri vitesh, pasi pati lajme të ndryshme.

Nicole dhe Thom u takuan fillimisht në vitin 2019, e më pas vazhduan romancën përkundër uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

Screenshot 35 4 Nicole Scherzinger (Foto: Instagram)