Në një intervistë të rrallë – që prej vdekjes së djalit të tij 15-vjeçar – këngëtari i njohur tregon luftën e tij për të shkruar dhe për t’u rilidhur me botën. Arthuri, djali i australianit Nick Cave, ra nga një shkëmb në Brighton, teksa eksperimentonte me LSD. Në një intervistë për Guardian, nga Cave u kërkua të dërgojë me email mendimet e tij, sepse gjërat kurrë nuk dalin siç do kur flet për to. “Ndjej se ka gjëra që dua t’i them për Arthurin, por e kam të vështirë t’i shprehi”, thotë ai.
“Lovely Creatures” – kompilim i këngëve më të mira të “Nick Cave and the Bad Seeds”, të realizuara në vitet 1984-2014 – është arsye t’u rrëfyer. Ky album ishte gati para dy vitesh, por natyra e tij, si një manifestim i së kaluarës, nuk përkonte me dhembjen. Ndaj, projekti u pezullua.
“Ndjej se jam në rrugën e duhur me tekstet. Po punoj ndryshe këto ditë. E kam braktisur zyrën dhe po ndjej kënaqësi teksa ulem në dritaren e dhomës së fjetjes, i rrethuar nga librat – duke menduar e duke shkruar. Nuk shqetësohem shumë për këngët sa me grumbullimin e rezervave të rreshtave dhe të mendimeve, të imazheve dhe ideve. Ndjej se e kam përmbysur një qoshe dhe se endem në një peizazh që është i hapur e i gjerë. ‘Preria e ëmbël e anarkisë’, siç thoshte poeti anglez, Stevie Smith”, shprehet Cave. “Kam bërë shumë këngë pasi ka vdekur Arthuri, por disi ishin tradhti ndaj asaj që kemi kaluar në atë kohë ose, për më keq, tradhti ndaj Arthurit. Ato nuk e kishin qasjen e duhur emocionale, ndaj i braktisa. Por, Andrew Dominik i gjeti në fletoret e mia. Ai i pëlqeu dhe i përdori si narracion për filmin e tij, ‘Edhe një herë me ndjenjë’. E shoh tash se kishte diçka të fuqishme tek to e se nuk isha i aftë ta vëreja këtë në atë kohë”.
Cave thotë se nuk i kushton këto ditë vëmendje këngëve narrative, sepse ato e bëjnë të ndjehet i kufizuar, transmeton Telegrafi.
“E jetojmë jetën në një vijë të drejtë, si një tregim. Ndjej se ngjarjet në jetën tonë janë si një seri kambanash që goditen dhe vibracionet e tyre përhapen jashtë, duke ndikuar në gjithçka – në të tashmen dhe në të ardhmen tonë, e natyrisht edhe në të kaluarën tonë. Çdo gjë po ndryshon dhe po vibron. Prandaj, për ta zbatuar këtë në të shkruar, te një këngë si ‘I Need You’ (nga ‘Skeleton Tree’), koha dhe hapësira duken se nxitojnë dhe se përplasen në një lloj zhurme të madhe të dëshpërimit. Është një zemër e pastër, por përreth saj është kaosi”, vazhdon ai.
Duke dëgjuar trajektoren e mrekullueshme të “Lovely Creatures”, që nga kënga e parë, “From Her to Eternety”, e deri te e fundit “Push the Sky Away”, është e pamundur të mos e nderosh rrugën e Cavet. Koha ka nxitur pikat e forta të këngëve të tij, qoftë te një narrativë e detajuar si “The Carny”, eulogjia e fuqishme e dashurisë si “Into My Arms” dhe “Shoot Me Down”, ose fantazia për natyrën e qytetin te “We No Who U R” dhe “Jubilee Street”.
“Nuk mund ta bëj këngën që nuk e shoh”, thotë ai. Por, a ka mundur tragjedia ta zvogëlojë punën e tij, duke e bërë të kaluarën të pafuqishme e melodramatike në krahasim me vizionet e plagosura të së tashmes?
Ai reflekton sërish te Arthuri dhe për çdo kuptim që mund të gjejë tek ai, Cave thotë: “Është e vështirë të dish çfarë të thuash e që është e dobishme. Njerëzit shpesh thonë se nuk mund të imagjinojnë se si është të humbasësh një fëmijë por, në të vërtetë, ata munden – mund ta përfytyrojnë se si duket”.
“Vullneti i mirë i shprehur pas vdekjes së Arthurit, nga njerëz që nuk njihja, sidomos përmes mediave sociale, përmes njerëzve që e pëlqejnë muzikën dhe këtë lloj të shprehjes, ishte i jashtëzakonshëm. Emocionet e njerëzve dhe mënyra se si ata shkruanin për pikëllimet dhe dhembjet e tyre ishte e dobishme për mua dhe familjen time”, thotë ai. “Fillimisht mendova se do të ishte e pamundur ta bënim këtë në sy të publikut. Nxitja ishte fshehja. Por, doli se të vuash haptazi është ajo gjëja që na ka shpëtuar. Natyrisht, ka diçka gati heroike te vuajtjet, për t’u mbyllur në kujtesë. Por, është një iluzion dhe një situatë shumë e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën”!
Kthimi në punë dhe te këngët, tek ekzekutimi i tyre para publikut, erdhi – ndonëse këtë ai nuk e kishte besuar.
“Nuk iu kam afruar këtyre këngëve. Për disa nga to ndjehem keq se kuptimi i tyre ka humbur për mua. Tash kanë tjetër domethënie. Si ‘Into My Arms’ apo diçka si kjo”, shton ai. “Këngët janë gjë e çuditshme. Janë të durueshme dhe e presin kuptimin. E, kuptimi ndryshon gjatë viteve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fotografitë ikonike të revistës “Face”
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
KLAN

Historia e fisit Shala

Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit