LAJMI I FUNDIT:

“Ngrite kokën lart!”, Gjirafa me kampanjë motivuese në përmbyllje të vitit pandemik

“Ngrite kokën lart!”, Gjirafa me kampanjë motivuese në përmbyllje të vitit pandemik
Foto: Gjirafa

Platforma Gjirafa ka realizuar një kampanjë të veçantë këtë fundvit.

Bëhet fjalë për një video motivuese, e cila është realizuar me qëllim sensibilizimin e shqiptarëve me situatën e shkaktuar këtë vit nga pandemia globale COVID-19.

Hapësirë e veçantë u është dhënë punëtorëve shëndetësore të vijës së parë të frontit dhe policëve, të cilët absolutisht kanë bërë punën më të madhe gjatë vitit.


Foto: Gjirafa

Koncepti i videos përqendrohet në durimin, duke përçuar mesazhin se “jemi të gjithë në këtë situatë së bashku”, dhe se “do ta kalojmë bashkë këtë sfidë”.

Storja përmbyllet me improvizimin e një ribashkimi të familjes, ku kryefamiljari në krye të detyrës, takon më të dashurit e tij pasi gjithçka ka përfunduar.

“Ngrite kokën lart! Kjo është për ju që nuk u ndalët në asnjë moment pavarësisht vështirësive, vuajtjeve e sakrificave gjatë këtij viti. Kjo është për ju që dashuroni, për ju që shpresoni, për ju që refuzoni të rrëzoheni. Kjo është për ju që edhe në vështirësi qëndruat me kokë lart. Kjo është për të gjithë ne. Sepse vetëm të bashkuar do t’ia dalim”, shkruan Platforma Gjirafa në videon e shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Kampanja është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, madje edhe nga shumë figura publike, përfshirë këtu u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori