LAJMI I FUNDIT:

Ngjyrosni ditët e zymta dhe me shi: Katër mënyra grimi do të sjellin kthjelltësi në rutinën tuaj të grimit

Ngjyrosni ditët e zymta dhe me shi: Katër mënyra grimi do të sjellin kthjelltësi në rutinën tuaj të grimit
shutterstock

Një gjë shumë e rëndësishme që duhet rregulluar është grimi nëpërmjet të të cilit ju mund të shprehni dhe gjithashtu të mbuloni humorin tuaj

Pra, nëse ju është bërë monotone vendosja e nuancave të vjeshtës në qepallat tuaja, përshtatni konturat me motin me shi si edhe buzëkuqin juaj dhe dilni nga zona e rehatisë me ajlanerin tuaj për të sjellë qetësi në ditët e zymta, transmeton Telegrafi.


Ne ju sjellim katër nuanca të ajlanerit që ndryshojnë dukjen dhe rikthejnë shkëlqimin në fytyrën tuaj:

1. Ajlaneri mbretëror blu nuk i përket kategorisë së nuancave të zjarrta, por në të njëjtën kohë është aq mbresëlënës sa të gjithë do të kthejnë shikimin nga ju.

2. Nuancat vjollcë rreth syve sjellin pranverën, kështu që do të ndiheni të frymëzuar dhe të ngazëllyer sa herë që shikoheni në pasqyrë.

3. Nëse jeni adhuruese e verës, atëherë ngjyra koral është zgjedhja e duhur për ju. Kur aplikoni këtë nuancë, do të hijesoni veten.

4. Bruz është një ngjyrë që sjell qetësi në fytyrën tuaj, por në të njëjtën kohë gëzim si dhe një dukje të pazakontë gjatë ditëve të zymta.

/Telegrafi/