E lindur në Gjakovë, artistja Argenita Fetahu, studimet Bachelor dhe ato Master i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, duke zhvilluar kështu edhe profesionalisht talentin e saj për botën e Artit.
Në një intervistë për Telegrafin, piktorja Argenita Fetahu, ka folur edhe për fillimet e saj në botën e artit, duke potencuar që arti nisi si pasion, i cili më pas u kthye në profesion.
“Fillimet e mia në botën e artit kanë filluar që në një moshë të hershme, kur fillova të eksperimentoj me forma të ndryshme artistike. Vazhdova pastaj studimet për në botën e artit, duke i zhvilluar aftësitë e mia në pikturë. Ku me kalimin e kohës, pasioni im u kthye në një profesion ku u thellua dhe u bë pjesë e pashmangshme e imja.”, tha fillimisht Argenita.
Ndërsa për të ajo që e ka tërhequr tek bota e artit është mundësia që ajo ta shpreh veten dhe idetë e saja edhe në mënyrë vizuale.
“Fillimisht, jam tërhequr nga mundësia për të shprehur ndjenjat dhe idetë e mia në një mënyrë vizuale, për të krijuar diçka të veçantë që mund të ndikojë pozitivisht te të tjerët dhe ambienti përreth. Duke pasur si model veten dhe të tjerët si dhe situatat reale të përjetuara, kjo më ka inspiruar shumë që pikturat e mia të kenë një ide të kristalizuar dhe elemente konkrete, që janë të gërshetuara me realen dhe fiksionalen”, shprehet Fetahu.
Arti pamor është lloji i artit që dominon në punën e piktores, e cila për Telegrafin potencoi që në çdo vepër, krijuesi e shpreh imagjinatën apo fantazinë.
“Praktikoj Artin Pamor, i cili është një lloj arti vizual që realizohet përmes shprehjes së ideve dhe imazheve të ndryshe.
Në çdo vepër, qoftë në mur apo në pëlhurë, krijuesi e shpreh imagjinatën apo fantazinë. Të punosh në çfarëdo niveli që do të jetë vepra artistike, do të varet nga gjendja emocionale e krijuesit. Dhe këto vepra rrezatojnë gjithnjë dhe në çdo kohë.” u shpreh piktorja.
E si çdo angazhim, edhe puna në botën e artit për Argenitën ka qenë sfiduese, e cila tha që sfidat në të cilat ka kaluar e kanë ndihmuar atë te forcojë aftësitë e saja si një artiste.
“Ka qenë sfiduese në shumë aspekte, veçanërisht në menaxhimin e kohës, konkurrencën e tregut, dhe ruajtjen e një niveli të lartë krijimtarie dhe profesionalizmi.
Duke e ditur se arti tek ne nuk vlerësohet aq shumë, të merresh me art do të thotë një sakrificë e madhe. Shumë artist hasin në vështirësi financiare, ku është shumë e vështirë të mbijetohet nga të ardhurat e artit.
Puna ime artistike është një rezultat i pasionit tim personal dhe mbështetjes së vazhdueshme nga familja ime. Ata kanë qenë një burim frymëzimi dhe mbështetjeje konstante në rrugën time artistike, duke më inkurajuar dhe mbështetur në çdo hap të rrugës. Nëpërmjet kontributit të tyre, unë kam arritur të jem kjo që jam sot. Megjithatë, këto sfida më kanë ndihmuar të rritem dhe të forcoj aftësitë e mia si artiste.”, potencoi Argenita, shkruan Telegrafi.
Ajo tha që pavarësisht moshës talenti ka kërkuar vazhdimisht punë, gjë e cila e ka ndihmuar atë të përmirësohet si artiste.
“Zhvillimi i talentit ka kërkuar përkushtim dhe vazhdimësi, pavarësisht moshës. Çdo etapë e jetës ka sjellë sfidat dhe mundësitë e saj, por pasioni për artin më ka ndihmuar të vazhdoj përpara dhe të përmirësohem vazhdimisht.”, shtoi ajo.
Pjesëmarrja në gara ndërkombëtare, duke përmendur me theks të veçantë Bienalen e Londrës, janë ndër sukseset që piktorja i konsideron si sukseset e saja më të mëdha.
“Suksesi më i madh për mua është përfaqësimi i vendit tim nëpërmjet pikturave të mia, që kam fituar shumë çmime ndërkombëtare, pjesëmarrja ime në ngjarje të rëndësishme artistike si në Biennalen e Londrës dhe simpoziume të ndryshme jashtë vendit tonë. Kjo përvojë ka qenë frymëzuese, duke më mundësuar të ndaj talentin tim me audienca globale dhe të promovoj vlerat kulturore të vendit tim nëpërmjet artit tim.”, u shpreh piktorja Fetahu.
Piktorja Argenita Fetahu, tha që tashmë bota e artit është pjesë e pandashme e identitetit të saj.
“Arti i pikturës është një pjesë e pandashme e identitetit tim. Ai është mjeti kryesor për të shprehur veten dhe për të komunikuar me botën përreth. Përmes tij, gjej paqe dhe kuptim në jetën e përditshme.”
Ndërsa Fetahu pati edhe një mesazh për artistët e rinj, duke thënë që mos te kenë frikë të eksperimentojnë, dhe të arrijnë ta shprehin veten përmes mënyrave të ndryshme.
“Mesazhi im për piktorët e rinj është të jenë të guximshëm që të mos dorëzohen asnjëherë, pavarësisht sfidave që hasin, sepse sfidat janë pjesë e rrugëtimit dhe ato ndihmojnë në rritjen dhe përmirësimin e tyre si artistë. Të mos kenë frikë të eksperimentojnë dhe të kërkojnë mënyra të reja për të shprehur veten.”, përfundoi piktorja Argenita Fetahu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini pret në takim zv.Ministren e MKRS Daulina Osmani, diskutojnë për infrastrukturën sportive në Gjakovë
Komuna e Junikut shpall konkurs për ndarjen e 100 bursave studentore
Policia e Gjakovës me plan operativ për sezonin dimëror, kapiteni Sahatqija shpalos detaje
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët