LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra më energjike e sezonit të ngrohtë: E verdha me nuancat e saj!

Ngjyra më energjike e sezonit të ngrohtë: E verdha me nuancat e saj!

Trendi i të verdhës është shfaqur në fakt që vjeshtën e kaluar, kur në sfilatat e Versace, Max Mara, Gucci apo Marc Jacobs, mbizotëroi ngjyra e limonit, e mustardës dhe ajo e diellit

Më pas, ka qenë Instagram-i, ambasadori zyrtar i këtij trendi me veshjet e rrugës të ndjekësve të modës.


Tonet dhe nuancat e ngjyrës së verdhë janë shumë, por vetëm tre janë hijet që do t’i shohim fuqishëm këtë verë, e verdha e shafranit, e mangos dhe e verdha e florinjtë e gjethes së plepit të egër.

Kujdes, e verdha e florinjtë shkon bukur vetëm me lëkurat e nxira nga dielli dhe kombinohet me stil me ngjyrën blu të thellë dhe atë portokalli, ndërsa e verdha e mangos duket perfekte nëse e vishni me të kuqe dhe me violë.

Damat e njohura e kanë përqafuar këtë trend dhe duket sikur nuk mund të jetojnë më pa të, në aksesorë apo në pamje totale, kjo është ngjyra që s’duhet ta humbisni! /Telegrafi/