Ngjyra e flokëve zbulon shëndetin: Të parët i mundon biondinat, ndërkaq zeshkanet kanë mungesë hekuri

Gjenet të cilat krijojnë pigment në flokë rregullojnë edhe proceset e tjera – flokëkuqet janë të ndjeshme ndaj dhembjes, ndërkaq zeshkanet duhet më shpesh të kontrollojnë hormonet dhe pasqyrën e gjakut.
Flokët e kuqe
Femrat të cilat kanë natyrshëm flokë të kuqe janë të ndjeshme ndaj dhembjes. Femrat flokëkuqe njëkohësisht janë më rezistuese ndaj anestezionit lokal.
Hulumtimet kanë treguar edhe që ngjyra e kuqe e flokëve te femrat shkon bashkë edhe me rrezikun e shtuar nga sëmundja e Parkinsonit.
Njerëzit me flokë të kuqe shpesh janë të brengosur, sepse gjenet të cilat ua japin ngjyrën flokëve ndikojnë edhe në atë se si organizmi drejton stresin.
Midis njerëzve ekziston mendimi që femrat flokëkuqe janë më të zjarrta në dashuri, mirëpo kjo nuk ka dëshmi gjenetike, transmeton Telegrafi.
Flokët bionde
Biondet sipas strukturës së tyre gjenetike krijojnë më pak qeliza melanine, që ndikon në pigmentim të dobët të flokëve dhe të lëkurës. Për këtë shkak janë shumë të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit dhe më shumë se femrat e tjera rrezikohen nga kanceri i lëkurës.
Prandaj duhet të hanë lulelakër, spinaq dhe fasule. Rrezet ultraviolete të diellit te biondet janë shumë të rrezikshme edhe për sytë e tyre, sepse shkaktojnë një sërë dezinformacionesh.
Sa më shumë që u janë natyrshëm flokët më të shndritshme, edhe rreziku është më i madh.
Flokët ngjyrë gështenje
Zeshkanet zakonisht kanë qime më të trasha sesa biondet dhe flokëkuqet, mirëpo numri i tyre është dukshëm më i vogël. Ato janë të prira që të vuajnë nga varësia nga nikotina.
Sipas hulumtimeve shkencore, melanina të cilën jep ngjyra e errët flokëve është e lidhur edhe me shtimin e metabolizmit të nikotinës në mëlçi, gjë që për pasojë ka qëndrim më të gjatë të nikotinës në organizëm.
Me rastin e hulumtimeve të ndryshme është treguar rëndësia e madhe e vitaminës C për mbajtjen e mëlçisë në gjendje normale.
Kanë problem me mungesë hekuri dhe hormone jostabile, ndërkaq zeshkanet mund t’i ngushëllojë hulumtimi i cili ka treguar që me rastin e krijimit të lidhjeve afatgjata meshkujt preferojnë këtë ngjyrë të flokëve, sepse zeshkanet konsiderohen femra më besnike.
Zbuloni se sa janë flokët tuaja të shëndetshme
Merrni majën e xhufkave të flokëve në dorë dhe njomni në një gotë me ujë. Nëse qimet e flokëve pluskojnë, flokët janë në gjendje të mirë. Nëse qimet e flokëve fundosen në thellësi të gotës, flokët tuaja janë në gjendje “poroziteti të lartë”.
Fatmirësisht, natyra ofron një sërë zgjidhjesh për flokët e pajetë, mirëpo një ndër më të mirët është mjalti.
Fërkoni gjysmë filxhani mjaltë dhe dy lugë të vogla vaj ulliri në flokë të pastra, të njomura me ujë.
Lërini të qëndrojnë 20 minuta, pastaj lani me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker