LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e diellit dhe e optimizmit: E verdha është ngjyra e këtij sezoni, e cila nxjerr në pah një nuancë të ndezur

Ngjyra e diellit dhe e optimizmit: E verdha është ngjyra e këtij sezoni, e cila nxjerr në pah një nuancë të ndezur

Pjesët më efektive të modës dhe aksesorët këtë vit vijnë në nuancën e verdhë

Ngjyra e diellit dhe e ngrohtësisë do t’ju sigurojnë që të dalloheni në mjedis dhe të shprehni natyrën tuaj optimiste në ditët e nxehta të verës.


Ngjyra e pranverës dhe verës është gjithsesi e verdha. Ajo thekson në mënyrë të përkryer ngjyrën e bronztë, është e gëzuar dhe valëvitëse dhe i përshtatet çdo siluete.

Këtë vit bota e modës së lartë prezantoi kreacione shumë të bukura në nuancat e së verdhës. Lumturia, dielli dhe një humor i mirë janë ato me çfarë lidhet më shumë ngjyra e verdhë. Shpesh është një zgjedhje e preferuar e individëve aventurierë dhe të mençur, transmeton Telegrafi.

Zara

Pikërisht Heidi Klum shkëlqeu me një fustan të verdhë shumë të bukur në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes të këtij viti, dhe krijimtaria është firmosur nga stilisti libanez Zuhair Murad.

Sarah Meyssonnier

Markat e njohura ndjekin gjithmonë trendët e modës së lartë, ndaj nuk mungojnë ngjyrat e verdha në koleksionet e këtij sezoni. Përveç fustaneve për kombinime biznesi në mbrëmje dhe gjatë ditës, ka bluza, funde dhe aksesorë mode që do të gjallërojnë çdo kombinim.

Ngjyra e verdhë ka tendencë t’ju ngrejë humorin dhe t’ju bëjë më të fokusuar. Kjo nuancë e ngrohtë dhe gazmore krijon një ndjenjë gëzimi, është lozonjare dhe e përshtatshme për individë aktivë. /Telegrafi/