LAJMI I FUNDIT:

Ngjela: Po të dojë Amerika, Kosova mund të futet në OKB

Ngjela: Po të dojë Amerika, Kosova mund të futet në OKB

Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka vlerësuar se  dialogu me Serbinë, në veçanti diskutimi mbi mundësinë e korrigjimit të kufirit, duhet të vijë pasi Serbia ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Do të bësh bisedime me këtë shtet duhet t’ia njohësh pavarësinë këtij shteti, me këtë territor që ka. Nëse është e vërtetë ajo që po thotë Hashim Thaçi që thotë se Ujmani, Trepça dhe Mitrovica nuk lëvizin, ka vetëm një gabim. Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ai e ka lexuar deklaratën. Pavarësia është territor nuk është fjalë pazari. Është sovranitet”, tha Ngjela në në Zona B të Klan Kosovë.


“Demarkacioni me Malin e Zi nuk ishte problem, ngase ishin dy shtete të pavarura. Serbia ta njohë njëherë Pavarësinë e Kosovës. Pas njohjes mund edhe të bëhen korrigjime s’ka problem”.

Ngjela  komentoi edhe taksën 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj, për të cilën tha se është veprim i duhur ngase përmes saj fillimisht kërkohet njohja e më pas Kosova ofron tregun e lire për Serbinë.

Megjithatë, avokati pohoi se Kosova nuk ka nevojë me doemos të marrë njohjen nga Serbia.

“Nuk më duhet fare njohja e tyre.  Po të dojë Amerika, Kosova mund të futet në OKB”, tha Ngjela.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori