LAJMI I FUNDIT:

Ngjashmëria e shitjes së Pixel 4, me mënyrën se si Apple i shet produktet e reja

Ngjashmëria e shitjes së Pixel 4, me mënyrën se si Apple i shet produktet e reja

Aktivitetet e Apple, janë bërë një ceremoni e përvitshme, ku prezantohen pajisjet e reja të shtrenjta, që nuk vijnë bashkë me pjesët apo pajisjet më elementaret të përdorimit.

Kur blihen disa nga pajisje, nuk vjen edhe mbushësi që ofron mbushje më të shpejtë, kufjet nuk ofron bashkë me telefona, derisa me një monitor të Apple, duhet edhe mbajtësi që kushton katër mijë euro, transmeton Telegrafi.

Të njëjtin sistem e ka kopjuar edhe Google, me lansimin e Pixel, që ka ngjashmëri të madhe me mënyrën si Apple i produktet e reja, pa pjesët përcjellëse.


Për modelin bazë Pixel 4, duhet të paguhen 700 euro dhe nuk ofrohen më shumë se 64GB, që krahasuar me Samsung Galaxy S10, OnePlus 7 Pro dhe Huawei P30 Pro që kanë që kanë nga 128GB, është një kapacitet mjaft i vogël. Ky smartfon, e ka kapacitetin e njëjtë, me iPhone 11 dhe 11 Pro, që vjen me 64GB.

Për më keq, blerësit e Pixel 4, nuk mund të vendosin kartelë të memories, pasi që nëse e kanë blerë më këtë kapacitet, ashtu edhe iu mbetet. Derisa, me Pixel të mëparshëm ofrohej mundësi të ruajtjes në sistemin cloud, kjo nuk ofrohet edhe me Pixel 4.

Blerja e Pixel 4, nuk vjen edhe me kufje, qofshi me apo pa tela, teksa për t’i blerë ato duhet paguar afro 200 euro, duke bërë që çmimi për këtë telefon të arrijë deri në 900 euro. /Telegrafi/

https://youtu.be/_F7YRde8DuE