Rrjeti social Facebook, krahas lehtësive që ofron për të komunikuar me miq, të afërm dhe të njohur rishtas, në shumë raste ka shërbyer dhe si “gjyqtar” për të dhënë drejtësi në konflikte penale.
I tillë është rasti i ndodhur në Tiranë, ku Facebook ka shpëtuar nga burgu dy persona, të arrestuar për veprën penale të “Përndjekjes”, e kryer në bashkëpunim.
20-vjeçarja S.R ka kallëzuar në polici kunatin (burrin e motrës), për përndjekje të vazhdueshme dhe për mesazhe kërcënuese të dërguara nga ana e tij nëpërmjet Facebookut. E përlotur dhe në gjendje ankthi, ajo ka rrëfyer para oficerëve të policisë të Komisariatit Nr.1 dhe prokurorit të çështjes se kunati B.SH, për shkak se ajo nuk ka pranuar të martohet me nipin e tij, i shkruante se do e ndante nga i fejuari dhe do i priste kokën. Ajo, në tre faqe material të procesverbalit të kallëzimit, ka deklaruar se përmbajtjen e këtyre mesazheve ia ka nisur edhe disa miqve të saj në Facebook. Këto mesazhe niseshin nga adresa me emër D.H dhe në fund të tyre shkruhej B.SH.
Të njëjtin version ka mbajtur edhe i fejuari T.E, që ka deklaruar se B.SH i dërgonte mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe fyese në adresën e Facebookt – të fejuarës së tij, S.R.
Gjatë rimarrjes në pyetje, 20-vjeçarja deklaroi se pasi ka bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë, B.SH është vënë në dijeni të këtij kallëzimi. Por, ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe kërcënuese, si dhe ka vendosur një person i cili i ndiqte nga pas atë dhe të fejuarin e saj, T.E.
Dy orë para të së njëjtës ditë, B.SH u kishte dërguar mesazh me këtë përmbajtje: “Unë e di që do të bëj 4 vite burg, por pasi të dal do e shikoni që do ta bëj ‘S’ lapidar”.
Personin që e ndjek nga pas u identifikua si T.D nga kallëzuesja. Bazuar mbi provat dhe faktet që kishte paraqitur 20-vjeçarja, shtetasi B.Sh dhe T.D u arrestuan dhe qëndruan në burg.
Por, me kërkesë të prokurorit të çështjes, Ylli Pjetërnikaj, për të hequr çdo dyshim të arsyeshëm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i është drejtuar kompanisë Facebook, ku ka vendosur marrjen e të dhënave kompjuterike. Kjo kërkesë është bërë mbi bazën e Konventës së Budapestit, për krimin kibernetik. Një praktikë e tillë gjyqësore është risi për vendin tonë, që ende nuk është e aplikueshme gjërësisht.
Shtatë muaj më vonë, nga përgjigja e ardhur nga kompania Facebook rezulton se adresa me emrin D. H është regjistruar nga numri i telefonit 06842….., që është numri i telefonit të kallëzueses. Gjithashtu rezulton se i pandehuri B.SH, në kohën e hapjes së llogarisë në Facebook në emër të D.H ka qenë në Itali, ndërkohë IP e hapjes është në Shqipëri, gjatë gjithë kohës.
Pra, në përfundim rezultoi që ishte e “dëmtuara” S. R, e cila kishte stisur situatën dhe kishte bërë kallëzim të rremë ndaj B.SH.
Prokurori Ylli Pjetërnikaj kërkoi tërheqjen e akuzës, për t’i shpallur të pafajshëm të pandehurit B.SH dhe T.D dhe lënien e tyre të lirë. Në të njëjtën kohë u vendos fillimi i procedimit penal dhe urdhëri i ndalimit të 20-vjeçares S.R, për akuzën e “Kallëzimit të rremë”.
Deri në momentin që u zbulua se historia ishte e sajuar, familjet e kunatit dhe akuzueses ishin prishur dhe shpesh herë ishin të tensionuara, duke arritur dhe në kërcënime mes tyre.
Por, si rezulton e vërteta dhe çfarë ndodhi më pas?
Pasi u ndalua, 20-vjeçarja pranoi të bashkëpunonte me Prokurorinë. Ajo pranoi se i kishte marrë borxh në vitin 2014 një shumë parash prej 5000 eurosh kunatit, pa dijeninë e prindërve, me afat njëvjeçar kthimi. Duke mos patur mundësi që t’i kthente paratë, pasi i kishte prishur me shoqërinë dhe për blerjen e sendeve të çmueshme, ajo pranoi para organit të akuzës se e kishte stisur të gjithë historinë, me qëllimin e vetëm që kunati mos të kërkonte më paratë.
Sapo zbuloi të vërtetën, T.E, i fejuari i vajzës, vendosi të ndahet nga ajo në mënyrë të menjëhershme. Nga ana tjetër, familja e 20-vjeçares e braktisi atë për disa muaj, ndërsa i kërkoi ndjesë kunatit dhe mikut të tij për akuzat e padrejta dhe dëmin e shkaktuar.
Procesi gjyqësor ndaj S.R vijon ende në Gjykatën e Tiranës, në pritje të një vendimi përfundimtar dënimi. /TV Klan/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht