“Ngjarje një herë në 50 vjet”: Përmbytjet në Australi, 18 mijë njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura

Rreth 18 mijë australianë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve në New South Wales derisa reshjet e mëdha vazhdojnë të godasin bregun lindor.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, përmbytjet kanë bërë që lumenjtë dhe digat të derdhen rreth Sidneit – kryeqyteti i shtetit – si dhe në jug-lindje të Queensland.
Zyrtarët thonë se kjo “ngjarje një herë në 50 vjet” mund të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe kanë nxitur qytetarët që të tregojnë kujdes.
Kryeministri australian, Scott Morisson ka ofruar fonde për ata persona të cilat janë detyruar të largohen.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































