LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja tragjike në Gjermani, familja kërkon obduksion edhe në Kosovë për Flamur Rexhajn – ka disa dyshime

Ngjarja tragjike në Gjermani, familja kërkon obduksion edhe në Kosovë për Flamur Rexhajn – ka disa dyshime

Dhjetori ishte kthyer në natë tmerri për familjen Rexha që po jetonin në Gjermani. Kjo pasi dyshohet se kryefamiljari Flamur Rexhaj kishte vrarë dy djemtë e tij derisa gruaja ka arritur të mbijetojë pavarësisht plagëve të marra dhe në fund kishte vrarë veten.

Për se kanë ardhur këto vdekje në këtë formë, ka dyshime vëllai i Flamur Rexhës, Zenel Rexhaj, madje ai ka kërkuar që atij t’i bëhet obduksioni edhe në Kosovë, pasi trupi i Flamur Rexhës këtë të premte ka arritur në Kosovë.


Mirëpo Prokuroria themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e familjarëve për obduksion.

“Kemi lajmëruar rastin në polici pasi kufoma vetëm kishte arritur në aeroport. Përmes telefonit kanë folur me një prokuror i cili kishte refuzuar obduksionin me arsyetimin se nuk ka nevojë pasi ai është kryer në Gjermani. Por ne si familjarë kemi dyshime pasi atje nuk na kanë treguar asgjë dhe duam të dimë saktësisht çfarë ka ndodhur”, shprehet për RTV Dukagjinin, vëllai i Flamur Rexhës, Zenel Rexhaj.

Rexha tregon dyshimet që ka në lidhje me obduksionin e kryer nga autoritetet gjermane, përcjell Telegrafi.

“Supozohet se vëllai e ka bërë këtë ngjarje. Por kur iu bërë pyetjen se ku i kanë pasur plumbat viktimat ata thanë se dy fëmijët i kanë pasur në kokë nga një plumb derisa për vëllain nuk më treguan se ku e kishte goditur plumbi”.

Rexhaj tregon edhe për raportet e vëllait me familjarët tashmë të ndjerë.

“Kanë pasur ndonjëherë mosmarrëveshje, por vëllai ka qenë shumë i lidhur me femijët dhe nuk besoj se ka mundur ta kryet atë akt. Edhe nëse do të kishte vrarë veten, fëmijët jo”, ka rrëfyer tutje Zenel Rexhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Dugolli: Vetëm një votë kundër Kosovës në NATO - sukses i madh për vendin

Siguri
“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

“Mbetjet e Banjskës”- Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri?

Siguri
Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Specialja për dëshmitarin e 67-të: U ndalua e keqtrajtua nga UÇK-ja, e kanë akuzuar si mbështetës të LDK-së e tradhtar

Drejtësi
Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Analistë e politikanë në Beograd tregojnë se pse Vuçiq u mundua të heshtë për Banjskën në Këshillin e Sigurimit

Lajme
Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Politikë
Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori