Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli tension dhe emocione, teksa pas rezultatit të televotimit, gara përfundoi për Toneyn, i cili u detyrua të lërë shtëpinë.

Edhe pse largimi i tij ishte momenti kryesor i Prime-it, në qendër të diskutimeve është vendosur moderatorja Jonida Vokshi.


Në rrjetet sociale po qarkulluan disa pamje nga momenti i shpalljes së rezultatit, të cilat kanë nxitur reagime dhe interpretime të ndryshme nga ndjekësit.

@sleezzypost Këtu vrehet qarte se Jonida shpëton gabimisht Labinotin, dhe automatikisht largohet Toney. #bbvk #bbv #bbvip #bbva ♬ BRODYAGA FUNK - Eternxlkz

Një pjesë e publikut aludoi se Jonida mund të ketë bërë një gabim gjatë leximit të rezultatit, duke përmendur emrin e Labinotit në vend të Toneyt.

Për t’i dhënë fund spekulimeve, moderatorja reagoi vetë përmes një postimi në rrjete sociale.

Foto: Instagram

Ajo sqaroi se momenti i televotimit kërkon përqendrim maksimal dhe se në asnjë rast nuk ka pasur ngatërrim emrash.

Sipas saj, procesi është tepër serioz dhe çdo detaj trajtohet me kujdes të veçantë, duke mohuar kategorikisht zërat për lapsus.

Duke parë se sa shpejt u bë virale videoja, ajo ironizoi situatën, duke thënë se tashmë po mendon se si të tërheqë vëmendjen edhe në Prime-in e radhës. /Telegrafi/