Timo Flloko, është njëri nga aktorët e shquar të kinematografisë shqiptare, i cili me pasionin, talentin dhe punën e tij, prej kohësh është shndërruar në një yll të artit të shtatë-filmit!
Intervistoi: Shaqir Foniqi
I lindur në Pejë me 26 prill 1948, rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, ku në sfond kishte Grykën e Rugovës, ai, sikur u mishërua me artin dhe peizazhin e bukur dhe nga Peja iku në Vlorë, ku, edhe atje gjeti bukuritë natyrore, por edhe ato(breg)detare! Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë, kurse Institutin e Lartë të Arteve në degën e Dramaturgjisë, në Tiranë më 1970.
Timo, hyri furishëm dhe fuqishëm në kinematografi, qysh i ri, vetëm 19 vjeç, por dy filmat e tij të parë, “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967) dhe “Përse bie kjo daulle” patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin “Kur zbardhi një ditë” dhe Kabos në “Malet me blerim mbuluar”, të xhiruar në vitin fatlum 1971. Talenti i tij shpërtheu, mu sikur Orfeu dhe filmat e tij u renditën varg e vijë. Ai, luajti në, “Përse bie kjo daulle”, “Kur zbardhi një ditë”, “Shtigje lufte”, “Lulëkuqet mbi mur”, etj.
Timo Flloko është një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve të Tiranës. Prej disa vjetësh, ai, ka zgjedhur të jetojë, duke ndarë kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Amerikës.
Timo, pas disa vjetësh vizituat vendlindjen tuaj, Pejën. Duket se ktheheni rrallë dhe përmallë dhe plot emocione të fuqishme(artistike).
Është e vërtetë kjo që thoni ju dhe është krejt e natyrshme që të kem emocione të theksuara sepse, po i kthehem Pejës, vendlindjes sime ku kam jetuar tetë vjet dhe në njëfarë mënyre ku jam formuar si artist i së ardhmes. Natyrisht, emocionet e artistit janë më të veçanta dhe nëse dikujt i rrinë bukur emocioni, ai është vetëm artisti.
Por, emocionet tuaja, nëse mund të themi, ishin të dyfishta?
Në Pejë isha edhe më një shkak madhor. Mora pjesë në takimet letrare ndërkombëtare kushtuar Azem Shkrelit, i cili për mua mbetët njëri nga poetët më të mirë shqiptarë. Unë, e kam pasur shtëpinë afër Kinos, së të madhit Jusuf Gërvalla dhe në fëmijëri shoqërohesha me Faruk Begollin, me të cilin flisnim për aktrimin dhe si duket, këtu ka filluar tharmi për artin. Bjeshkët, uji, ajri…siç thash, Azemi ishte emblematik dhe shprehja e tij, “E di një fjalë prej guri”, është shumë e fuqishme, kurse mesazhi, “mos u bëj poet, nëse nuk je në gjendje të vdesësh për secilin varg”, flet se kemi të bëjmë me një poet të madh.
Edhe unë jam dashamirës i poezisë, madje edhe shkruaj, ama nuk pretendoj se jam i arrirë!
Keni njohur edhe aktorë të tjera nga Kosova?
Si jo, kam njohur të madhin Istref Begollin, Melihate Ajetin, Malo Gamin deri tek Enver Petrovci e shumë të tjerë, që artit tonë i bëjnë nder. Mos të flasim për Xhon e Xhim Belushin, Eliza Dushkun, etj.
Por, me Bekim Fehmiun keni pasur raporte speciale (familjare)?
Detajet e një jete janë të shumta, siç thatë ju, Bekimi ishte një artist i madh, i përbotshëm, me vlera të jashtëzakonshme, mbase aktori më simbiotik i karakterit të shqiptarit në kinema, me një temperament të fortë, me një shpirt shqiptar edhe pse ai, në krijimtarinë e tij të gjatë dhe të gjithanshme nuk foli shqip, kjo nuk ia heq atij madhështinë. Por, gjithsesi ai la një Odise, la shumë e shumë krijime personazhesh dhe karakteresh të paharrueshme. Bekimi ishte njeri i lartësive, siç janë shqiponjat, një atdhetar i vërtetë, në thelb. Një karakter i paepur, me një integritet të madh. Edhe në biseda, them se ai përherë ka mbajtur një qëndrim dinjitoz, mbështetës dhe ka qenë një personalitet që kombi krenohet me te.
A mund të thuhet për artistët, sikur thotë komediografi i madh francez, Molieri, “Fama e tyre nuk ka nevojë për ne, por e jona ka nevojë për ata?
Sigurisht që po. Të mëdhenjtë janë ata që shkruajnë historinë. Duket se përmes zhgënjimit, egos së fortë dhe rebelimit shpirtëror, manifestojnë një revoltë të heshtur, port me një kumt të madh. Artistët e kanë në gjene mospajtimin me realitetin, sepse arti e ka për mision përsosjen e shoqërisë duke qenë ushtar dhe mbrojtës të artit.
Karrierën tuaj e keni nisur në ish shtëpinë filmike të Kinostudios.
Po, është e vërtetë. Në këtë studio, mbaj mend që, në vitin 1976, kemi xhiruar skenat e filmit “Lulëkuqe mbi mure”.
Më pas, sa role keni luajtur në kinematografi?
Janë mbi 30-35 role, mund të kisha bërë edhe dyfish, por normalisht mirë kam bërë që nuk kam bërë më shumë, sepse janë shumë. Janë shumë, pasi aktori nuk duhet ta përsërisë veten. Midis morisë së roleve që luan, disa janë të mirë, disa janë thjesht që bëhen për efekte të caktuara. Sigurisht, ne nuk paguheshim për punën që bënim, për ato role, pasi dihet që artistët nuk kishin asnjë shpërblim në drejtimin e krijimtarisë, kishim një rrogë. Unë e merrja pagën nga Instituti i Arteve, isha pedagog dhe paguhesha për atë gjë.
Cili është filmi shqiptar që ju shihni ende dhe ju emocionon?
Ka disa filma. Po mua më pëlqen filmi, jo pse luaj në të, “Vdekja e kalit”, pasi është filmi i parë që trajton në mënyrë realiste gjithçka, siç më pëlqen filmi “Parullat” që është një film satirë i mrekullueshëm. Por, më pëlqen shumë edhe “Kapedani” që është një komedi klasike shqiptare, më pëlqen “Lulëkuqe mbi mure”, me pëlqen “Gjeneral Gramafoni”, më pëlqen gjithashtu “Ballë për Ballë”, më pëlqen “Të paftuarit”, më pëlqen filmi “Koncert në vitin 1936”, është një nga filmat e rrallë të kinemasë shqiptare që mund ta kenë zili edhe krijuesit e huaj”.
Jeni përkrahës u të rinjve. Sa jeni i kënaqur me punën dhe seriozitetin e tyre?
Më bëhet sikur shpesh priremi që të kemi paragjykime jo gjithmonë të sakta, madje këto prirje shkojnë deri në groteskë dhe vetëlavdërim për kinse gjenerata pararendëse më e mirë se ajo pasuese. Kjo është për t’u diskutuar, por ajo që them unë është se brezi i ri po jep dëshmi të mjaftueshme që është një brez i përkushtuar dhe shumë i talentuar që premton.
Ku gjendet sot arti shqiptar aktualisht dhe si e parashihni të ardhmen e tij?
Kam bindjen se filmi tek ne, pothuajse ishte shndërruar në një industri propagandistike, në kuptimin ideologjik, sepse është krejt normale që në vende demokratike filmi të konsiderohet industri fitimprurëse. Të shpresojmë se kjo do të ndodhë edhe me filmin tonë. Sinjalet, tashmë janë dhënë. Do të vijë koha që do të prodhohen numër më shumë.
Artisti, sikur vazhdimisht ka nostalgji për sidomos, rolet e para.
Çdo gjë që lidhet me jetën e njeriut ngjall nostalgji e kujtime. Edhe atëherë ka pasur vlera dhe filma të realizuar profesionalisht. Një pjesë kineastësh kanë studiuar në shkolla të huaja dhe pse teknika ka qenë e konsumuar. Sot niveli teknik është rritur, por ka probleme të tjera.
A keni peng dhe nëse po, cili është pengu juaj?
Do të thosha se nuk kam ndonjë merak të madh, por kam përherë dëshirë që kur ka diçka që më intrigon, t’i futem dhe të kem mundësi që t’i komunikoj spektatorit një mesazh përmes përjetimeve të mia profesionale në film apo teatër. Do të doja të bëja një film me një skenar dhe regjisor të mirë. Kjo gjë sa duket e pamundur, ndodh që ta sjellë fati. Sukseset që mbërrin një aktor gjithnjë janë të lidhura dhe me fatin.
Një kohë sikur e morët vendimin e vështirë që ta braktisni vendin, m’u sikur dallëndyshet në dimër, por në pranverë u kthyet prapë në atdhe.
Unë kam jetuar më se gjashtë vjet në Nju-Jork, ne Bruklin. Kam njohur shumë njerëz të artit, kam vënë kontakte, por disi, trupi nuk gjendet qetësi, sikur shpirti kërkonte rehati në Shqipëri.
Ku është dhe çka bën sot, Timo Flloko?
Unë jam në Tiranë, kam mbaruar disa projekte teatrore, por jam edhe në Akademinë e Arteve, ku punoj me studentë. Mund të them se jam i kënaqur, për aq sa mund të jetë i kënaqur një artist. Ata kërkojnë shumë dhe asgjë më shumicë nuk vjen menjëherë. Iu falënderoj për bisedën, të cilën e zhvilluam, pikërisht në lagjen time, ku kam lindur, pra në Pejën time të dashur!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë