Nga thirrja e Kurtit për kursim, deri të rënia e blloqeve – çfarë po ndodh me krizën e energjetike në Kosovë?
Me qëllim të tejkalimit të krizës energjetike, kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje që të kursehet. Mirëpo, reduktimet u ashpërsuan, pasi Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) se ka rënë blloku A3.
Kurti, në Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe pse kanë ndarë 100 milionë euro për të ulur koston e energjisë, çmimi po vazhdon të ketë rritje.
“Na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë”, ka bërë thirrje Kurti, shkruan Telegrafi.
“Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje”, ka shtuar ai.
Menjëherë pas kësaj thirrje, KEDS del me njoftimin se do të ketë përkeqësim të situatës energjike në vend, pasi njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ka dalë nga funksioni.
Sipas tyre, në vend aktualisht po prodhohen më pak se 400 megavatë rrymë më pak.
Me qëllim të mospërkeqësimit të situatës me rrymë, KEDS kërkon nga konsumatorët që ta kursejnë atë.
“Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë eficiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që t’i kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim”, përfundon kompania në apelin e tyre.
Në njoftimin e lëshuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), thuhet se në kaldajën e A3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim.
“Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhej në njoftimin e KEK-ut.
Blloku B2 i termocentralit “Kosova B” ishte paralajmëruar që shumë shpejtë do të kthehej në punë, pasi është në remont, mirëpo ai vazhdon të jetë jashtë funksionit.
“Siç jeni informuar edhe nga Ministria e Ekonomisë, blloku B2 është në remont dhe pritet të përfundoj shumë shpejtë. Arsyeja pse është në remont është se duhet të mënjanohen avaritë. Termocentrali ‘Kosova A’ i ka njësitë e vjetruara, që 60 vjet, e ‘Kosova B’ i ka të vjetra 40 vjet”, kishte thënë kryeministri Kurti, raporton Telegrafi.
Lidhur me këtë krizë energjetike, kishte reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku kishin propozuar 10 pika për të përballuar këtë krizë.
Ata kanë propozuar që të bëhet pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milionë euro për çmimin e energjisë elektrike, riparimi i bllokut A5 i termocentralit “Kosova A”, krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët si dhe të bëhet përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.
Po ashtu, është kërkuar që të bëhet negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji, zbritja e TVSH-së nga 8 në 0 për qind për faturat e energjisë, pako e re për subvencionim e energjisë për qytetarët dhe bizneset, largimi tarifave diskriminuese të ZRRE-së, si dhe themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.
Nga 15 gushti, KEDS kishte filluar reduktimet e energjisë elektrike me nga 2 orë në ditë për çdo 6 orë.
Në fillim të këtij muaji, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.
Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.
Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.
Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama