LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 10° fair_night

Nga tetori mbi 17 mijë konsumatorë të Prishtinës do të paguajnë Termokosin aq sa harxhojnë

Nga tetori mbi 17 mijë konsumatorë të Prishtinës do të paguajnë Termokosin aq sa harxhojnë

Në sezonin e ardhshëm të ngrohjes qytetarët e Prishtinës janë njoftuar nga Termokos se do të faturohen në bazë të konsumit dhe jo me metër katrorë.

Matja do të fillojë nga tetori i këtij viti dhe do të përfshin mbi 17.000 konsumatorë të termokosit, transmeton Telegrafi.

Fisnik Osmani, krye-shef ekzekutiv në Termokos përmes një video informuese ka njoftuar konsumatorët për këtë projekt të ri i cili është përshpejtuar falë donacionit nga MCC.


“Për mijëra konsumatorë ky është viti i parë që do të faturohen me konsum dhe jo me metër katror. Për më pak se dy vite ky projekt ka instaluar më shumë se 250.000 pajisje për 17.500 familje. Ky projekt nuk ka qenë fare i lehtë për implementim, në disa shtete ka marrë 10 vite kohë tek ne është përshpejtuar falë donacionit të MCC për qytetarët e Prishtinës”, u shpreh ai.

Duke i apeluar konsumatorët për të kursyer ai shtoi se mund të ketë ankesa, por ekipet e tyre do t’i zgjidhin.

“E dimë që diku do të ketë ankesa, diku do të ketë edhe probleme teknike, por ekipet tona profesionale do të përpiqen t’i zgjidhin. Ndërsa, ftesa ime kryesore është që vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm, të kurseni”, tha ai.

Ndryshe, Termokosi është themeluar në vitin 1970, si kompani e ngrohjes qendrore ndërsa, nga qershori i vitit 2008 është nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori