Chelsea është e vendosur të transferojë një portier të ri në afatin kalimtar veror.

Frank Lampard më nuk i beson portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të afrojnë një portier të madh në verë.


Mediat angleze kanë zbuluar se në listën e londinezëve për ta zëvendësuar spanjollin janë katër portierë.

Listës i prinë portieri gjerman i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, pasi situata e tij nuk është e mirë tek gjiganti katlaunas.

GettyImages 1190464921 Kepa Arrizabalaga. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Por për të arritur tek reprezentuesi gjerman, Chelsea duhet të paguajë mbi 80 milionë euro.

Më i arritshmi është kamerunasi Andre Onana që ka dhënë dritën e gjelbër për një transferim në Londër dhe Chelseat mund t’i kushtojë rreth 40 milionë euro.

andre onana ajax 12232018 csuu6yea5f8a17kzc8e3ba4h7

Gjithsesi skuadra e Roman Abramovich po e monitoron edhe italianin Giggi Donnarumma.

Ndërkohë opsioni i katërt për ta zëvendësuar Kepan është talenti anglez Dean Henderson.

Lampard e pëlqen anglezin e Sheffield United, por problemi mbetet tek Manchester United që dëshiron ta rikthejnë në Old Traford portierin për t’ia besuar fanellën e titullarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app