LAJMI I FUNDIT:

Nga tani në pikat e Shell-it do të mund të pini edhe Prince Caffe

Nga tani në pikat e Shell-it do të mund të pini edhe Prince Caffe

Sot në ambientet e Devolli Corporation është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për furnizimin me produktet e Prince Caffe në mes përfaqësueseve të kësaj kompanie dhe kompanisë Britaniko-Holandeze Shell.

Royal Dutch Shell e njohur zakonisht si Shell me rreth 44,000 pika shitese të derivateve të naftës në shumë shtete të ndryshme të botës, konsiderohet si njëra ndër kompanitë më të mëdha botërore.

Nga vitit 2018 ky brend i njohur ndërkombëtar është prezent edhe në Kosovë me rreth 70 pika shitëse.

Prince Caffe e cila prodhohet nga Devolli Corporation është brendi më i njohur kosovar, e që eksportohet në më shumë se 20 vende të botës duke përfshirë edhe SHBA-të.

Produktet e Prince Caffe janë çertifikuar nga institucionet më të larta ndërkombëtare për auditimin e cilësisë së produkteve ushqimore.

Pronari i Devolli Corporation Z. Shkelqim Devolli falenderoi zyrtarin e lartë nga Shell Z. Wim Riegman për besimin dhe bashkëpunimin e ofruar.

Me nënshkrimin e kesaj marrëveshje nga tani produktet e Prince Caffe do të jenë prezente edhe në pikat e Shell.

Artikull i sponsoruar

Artikull i sponzorizuar