LAJMI I FUNDIT:

Nga 6 korriku mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri 05:00

Nga 6 korriku mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri 05:00

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID-19, me të cilin ka obliguar institucionet kompetente që të rrisin kapacitetet për të trajtuar rastet e prekura me virus.

Sipas këtij vendimi, nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme), do t’iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Kosovës.

Kurse, jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet “take away”, apo “merre me vete”, përcjell Telegrafi.


Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19
Lexo po ashtu Hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të qeverisë në lidhje me masat e vëna si pasojë e përhapjes së COVID-19.

“Shtrohet pyetja se a është përhap virusi deri sot në lokalet që janë hapur pas lirimit masave a ka dëshmi, pastaj jemi dëshmitarë të asaj që masat e marra deri me sot janë anti-njerëzore dhe anti kushtetuese”, thuhet në reagimin e gastronomeve.

Lidhur me këtë, obligohet Ministria e Shëndetësisë të përgatisë “Planin e veprimit për zbatimin e procedurave të testimit me COVID-19” dhe ta sjellë për miratim në Qeveri brenda një jave.

Ministria e Shëndetësisë përgatit dhe dorëzon në Qeveri në baza javore raportin për zbatimin e këtij vendimi.

Obligohen institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Sipas Qeverisë së Kosovës, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori