Ish-futbollisti i njohur tanimë trajner me profesion, Robert Gjeraj, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.

Gjeraj ka rrëfyer histori mjaft interesante që datojnë që nga fillet e tij të karrierës, vështirësitë që pati dhe shumë gjëra të tjera.


Ish-futbollisti i skuadrave të njohura si Besa e Pejës, Vëllaznimi, Ballkani dhe Liria, ka dhënë një rrëfim të padëgjuar më parë për refuzimin që i kishte bërë KF Vllaznisë në një moment të rëndësishëm të karrierës së tij.

Ai gjithashtu ka folur edhe për aventurën tek KF Getoari dhe se si ky klub i kishte dërguar në Antalia në vitin 2002.

Tutje, ai u ndal për të folur edhe për gjeneratën e artë të Besës së Pejës dhe dominimin që ky ekip asokohe kishte pasur në futbollin kosovar.

Në vazhdim ai tregoi se si kishte marrë dhuratë një makinë nga drejtuesit e klubit si shpërblim për paraqitjet e tij fantastike në fushë.

Gjeraj gjithashtu ka folur edhe për sfidën më të rëndësishme dhe fuzionimin e parë në futbollin kosovar, ku ishin angazhuar edhe helikopterë të KFOR-it për sigurinë e lojtarëve.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app