Nga prapaskenat e klipit “Hana”, Fifi: Bukuria është fuqi buzëqeshja është shpata e saj

Ajo pak ditë më parë sollin projektin e radhës të titulluar “Hana”.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Fifi, e cila për këtë këngë ka bashkëpunuar me DJ PM dhe Dagz.
Derisa bashkëpunimi i tyre po ecën mjaft mirë, artistja së fundmi ka shpërndarë disa imazhe atraktive nga prapaskenat e klipit.

“Bukuria është fuqi, buzëqeshja është shpata e saj”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

“Hana” përndryshe për 12 ditë ka kaluar shifrën e 3.4 milionë klikimeve në platformën YouTube.
27-vjeçarja tani ka nisur punën edhe për prurje të tjera, që pritet të lansohen në ditët në vijim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/03/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































