Viti 2020 ka qenë relativisht një vit më pak aktiv për estradën shqiptare, në aspektin e prurjeve të reja muzikore.
Skandalet nuk munguan edhe gjatë këtij viti, e që shumica kishin të bënin me thyerjen e rregullave pandemike.
Në vazhdim, Telegrafi ju prezanton me skandalet më të bujshme të vitit 2020 në estradën shqiptare:
Përgjimet telefonike të Morena Tarakut
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, në fillim të këtij viti u përball me një aferë mjaft të madhe e cila bëri bujë gjithandej në media.
Asaj iu publikuan disa audio-incizime, të cilat shfaqnin mesazhet zanore të saj dërguar një mashkulli, me të cilin mesa duket ka qenë në lidhje.
Përveç sharjeve e gjuhës së denigruar që përdorej, Taraku gjatë incizimeve të përgjuara shihej se ka qenë në një gjendje të vështirë emocionale, përderisa në një rast ka kërcënuar edhe me “vetëvrasje”.
“Jom tu t’u lutë n’krytë e (emër i njohur për redaksinë), çoma se pasha krytë e babait, treni i parë që vjen kom me i dal përpara edhe kom me lon letër te ******* që ti e ke bo. Unë jom tu t’lut çoma lokacionin, live. O çoma lokacionin”, dëgjohet Morena duke thënë në video.
Përkundër këtyre incizimeve që bënë bujë për javë të tëra në media, Morena nuk bëri as edhe një reagim të vetëm në rrjetet sociale apo dalje publike për të sqaruar situatën, duke zgjedhur vetëm heshtjen.
Vetëm pak muaj më vonë, ajo publikoi një këngë me titullin “F*ck your location”, e që ishte një dedikim i hapur për gjithë katrahurën e shkaktuar nga personi që ia publikoi audio-incizimet dhe mediat që i publikuan ato.
Shkelzen dhe Korab Jetishi thyejnë rregullat në pandemi – ndërhynë policia
Gjatë muajve të pranverës, i gjithë globi ishte në izolim total, me përjashtim të Suedisë.
E teksa e njëjta situatë pandemike mbizotëronte edhe në Kosovë, shumë nga këngëtarët e famshëm shqiptarë gjetën mënyrën për t’u gjendur pranë publikut, duke kënduar live nga arenat e mëdha të qytetit apo edhe në sheshe për të argëtuar publikun që shijonte performancat nga ballkoni i shtëpisë së tyre.
Këtë të fundit, më datë 26 prill kishte vendosur të bënin babë e birë Shkelzen e Korab Jetishi, duke zgjedhur të mbajnë një koncert me orkestër në qendër të Gjakovës.
Megjithatë, koncerti i paraparë të realizohej në disa lagje të ndryshme të Gjakovës nuk shkoi siç ishte planifikuar. Ai u ndërpre për arsye se nuk ishin respektuar masat e duhura të distancës ndërmjet njerëzve që po e shikonin interpretimin ‘live’ të këngëtarit.
Pasi policia ndaloi këtë koncert, Xeni dhe orkestra e tij u nisën për në një lokacion tjetër të Gjakovës, por që përsëri nuk pati sukses.
I njëjti ishte shoqëruar në polici gjatë muajit mars pasi kishte thyer rregullat e karantinimit dhe ishte parë në qytet, ani pse do duhej të qëndronte i izoluar për dy javë, pasi kishte qenë pjesë e një ahengu me këngëtarin Muhamet Sejdiu, që rezultoi poziviv me COVID-19.
Rastin për Telegrafin e kishte konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Të premten kemi pranuar një informatë se këngëtari Shkëlzen Jetishi ka dalë prej karantimit dhe është parë në qytet. Policia ka vepruar menjëherë, është intervistuar pastaj është informuar edhe prokurori, ndërsa pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë Gjurkaj për Telegrafin.
Shkeljet e rregullave nuk mbaruan këtu, pasi po në gusht të vitit 2020, djali i Xenit, këngëtari Korab Jetishi ishte arrestuar, për shkak se në lokalin e tij kishte bërë një organizim me 120 të ftuar, e që ishte tërësisht jashtë rregullave anti-covid.
“Ka ndodhur një hapje solemne e një lokali, ku të kishin qenë prezent 120 të ftuar. Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe ka arrestuar pronarin e lokalit dhe organizatorin. Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, kishin konfirmuar në një deklaratë për Telegrafin, Policia e Kosovës.
Intervistimi i reperit Gold AG nga Policia e Kosovës.
Më 26 prill të vitit 2020, Gold AG, publikoi këngën “Shkronjat e Arta”, e cila u prit mirë nga fansat e tij, por ngjalli edhe mjaft polemika.
Vetëm dy ditë më pas, më 28 prill, reperi nga Presheva ishte detyruar të paraqitej në Policinë e Kosovës, për të shpjeguar përmbajtjen e tekstit të kësaj kënge.
Lajmin për Telegrafin në atë kohë e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është iniciuar rast ‘Nxitja e përçarjes dhe mos-durimit’. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Arsyeja e kësaj ndalese, ka qenë dyshimi se teksti i këngës mund të nxisë përçarje.
Kënga “Shkronjat e Arta” është një kompozim i Ardian Kastratit me tekst të vet reperit Gold AG.
Mozzik tubon fansa në kohë pandemie
Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Mozzik, të shtunën e datës 8 gusht kishte vendosur që të shpërndante dhuratë për fansat albumin e tij “Mozzart”, në qytete të ndryshme.
Përmes një autobusi që ishte i dizajnuar me kopertinën e albumit, ai kishte zgjedhur disa qytete ku edhe takoi fansat e tij.
Por fansa të shumtë u grumbulluan në turma në komunat: Mitrovicë, Vushtrri, Pejë e Deçan, duke bërë që organizimi të ndërpritet në gjysmë.
Megjithëse kishte përkrahjen e tyre dhe ishte vazhdimisht në përcjellje nga Policia e Kosovës, edhe këta të fundit “u penduan” me të parë reagimet e shumta në rrjetet sociale, dhe ndërprenë aksionin e reperit.
Për anulimin e turneut promovues, Mozzik kishte lajmëruar vet fansat përmes një fotografie në InstaStory, ku kishte lënë fajtore mediat që sipas tij “e zmadhuan” ngjarjen.
“Për shkaqe të mediave mashtruese që nxisin panik, policia dha urdhër që ta ndërprejmë këtë iniciativë dhe më falni por më duhet ta anulojmë shpërndarjen e albumit në qytetet e radhës, duke respektuar vendimin dhe urdhrin e policisë”, kishte shkruar reperi 24-vjeçar në një postim në InstaStory.
Pas kësaj, ai përmes rrjeteve sociale kishte bërë thirrje për bojkotimin dhe bërjen “report” të disa prej mediumeve, gjë për të cilën ishte kritikuar edhe më tepër.
Fjolla Morina arrestohet në kufi për armëmbajtje pa leje, gënjen gjykatën për shtatzëninë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, u arrestuat nga Policia e Shtetit në Shqipëri më 19 shtator të vitit 2020.
Më konkretisht ajo u ndalua nga Policia gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri, në doganën e Morinës, ku në veturë iu gjetën 2 pistoleta, njëra çakmak e tjetra siç e quante ajo “pistoletë për të frikësuar kafshët”, që të dyja të poseduara pa leje.
Ajo u paraqit në Gjykatën Themelore të Kukësit më 22 shtator, ku u fotografua duke dalë nga vetura e policisë me maskë dhe syze të errëta, por pa pranga në duar (shkaku që dyshohej se ishte shtatzënë).
Fjolla Morina ishte dërguar në Gjykatën e Kukësit me një kontroll nga gjinekologu kujdestar në Spitalin e Kukësit, i cili nuk kishte konstatuar shtatzëninë e saj, por thjeshtë kishte shkruar “suspect” në fletë-lëshimin pas kontrollit, dhe me të poseduar këtë, këngëtarja kishte tentuar mashtrimin e gjykatës, duke i kërkuar një dënim më të lehtë me dyshimin se është shtatzënë.
Por e gjithë loja ndryshoi kur Gjykata e Kukësit e cilësoi si provë të pamjaftueshme letrën e dyshimit dhe kërkoi një kontroll tjetër të saj.
Pas kontrollit të detajuar, rezultoi që Morina nuk ishte shtatzënë dhe mbi të rëndonte edhe akuza e tentim-mashtrimit.
Në fund, Gjykata e Kukësit i dha vendimin për masën e arrestit me burg shtëpiak për 30 ditë, nga ku u detyrua të gjejë një banesë në Kukës dhe të jetojë atje deri në një vendim të radhës.
Mirëpo edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo ngjarje, Gjykata e Kukësit ende nuk ka dhënë një verdikt final lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje