LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim për shoferët e autobusëve, ku humbën jetën dy të rinj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Nga një muaj paraburgim për shoferët e autobusëve, ku humbën jetën dy të rinj në autostradën “Ibrahim Rugova”

Gjykata Themelore e Prizrenit – dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj dy shoferëve të autobusëve të kompanisë “Sharr Travel”, me iniciale SH.S. , M.M. nga Vushtrria dhe B.B. nga fshati Hajvali Komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Dy të rinj humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lexo po ashtu Dy të rinj humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ata dyshohen për rastin e vdekjes së dy të rinjve gjatë ditës së shtunë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Gjykata, duke u bazuar në neni 187 parg, 1 nen parg. 1.2 pika 1.2.3 ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit të punësuar si shoferë të K.T. ‘Sharr Travel’ në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ ku nga veprimet e të pandehurve si përgjegjës të vozitësve të autobusëve dhe nga pakujdesia e tyre kanë pësuar dy persona me fatalitet, duke u ndaluar gjatë mesit të natës në vendin ku ka qenë e ndaluar ndalimi në urë të autostradës ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të fshatit Sllapuzhan, Komuna e Suharekës duke i ndalur në vendin ku ndalohet ndalja në urë, e kështu duke shkaktuar rrezikim të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë me ç’rast kanë pësuar dy persona me humbje të jetës duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër të rrugës për t’i shkëmbyer telefonat”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.


Masa e paraburgimit, dy të pandehurve do t’u llogaritet prej datës së arrestimit 29.06.2019 në ora 05:00 min., dhe do të zgjas deri me 29.07.2019.

Të ndjerët, Arianit Bytyqi, 26 vjeçar, dhe Gentrit Gallopeni, 20 vjeç, të dy kondukterë me profesion, kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të së shtunës pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatit Sllapuzhan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori