Nga një distancë prej 22 metrash, Thorgan Hazard i shënon super gol Portugalisë

Belgjika ka kaluar në epërsi ndaj Portugalisë në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2020.
Derisa po shkonte takimi drejt përfundimit të pjesës së parë, erdhi edhe goli i parë i takimit.
Ishte minuta e 42-të, kur ThoRgan Hazard e la të pashpresë Rui Patricion me një goditje brilante.
Gjuajtja e belgut e zuri në befasi portierin portugezët, derisa distanca nga gola ishte 22 metra. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































