Nga nesër prokurimet publike me sistem të ri elektronik

"Nga 1 prilli 2025, Byroja për Prokurime Publike do të vërë në funksion versionin e ri të përmirësuar të “Sistemit Elektronik për Prokurime Publike”, i cili do të ofrojë funksionalitete të reja dhe mjete të avancuara për të lehtësuar punën si për autoritetet kontraktuese ashtu edhe për ofertuesit", njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Sipas saj kjo është një reformë e cila do të përmirësojë procesin e prokurimeve publike, duke rritur transparencën dhe efikasitetin.
Ajo tha se një tjetër përmirësim është “shkurtimi i kohës për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit”, si dhe rritja e sigurisë dhe integritetit në përgatitjen e ofertave.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































