LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër fillon pagesa e ndihmave sociale në Maqedoni

Nga nesër fillon pagesa e ndihmave sociale në Maqedoni

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën të ditur se nga nesër më 5 janar (e martë) fillon pagesa e e shfrytëzuseve të mbrojtjes sociale, mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtje civile për muajin dhjetor.

MPPS sqaron se për shkak të shmangies së turmës nga bankat, pagesa do të bëhet në dy grupe sipas alfabetit edhe atë sipas shkronjës së parë të alfabetit:

Nesër ndihmën sociale mund ta marrin shfrytëzuesit mbiemri i të cilëve u fillon me A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L dhe Ll, dhe të premten shfrytëzuesit mbiemri i të cilëve u fillon me M.N, Nj, O, P, R, S, T, Q, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh..


MPPS thotë se shfrytëzuesit e ndihmave sociale dhe ndihmave të tjera të cilët kanë kartelë mund t’i marrin para që nga dita e nesërme përmes bankomatit./Telegrafi/