Pas vizitës së papritur të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, BBC ka publikuar më shumë informacione rreth ndihmave shtesë që qeveria britanike i ka premtuar Ukrainës.

Mbretëria e Bashkuar do të garantojë një shtesë prej rreth 460 milionë euro në huadhënien e Bankës Botërore për Ukrainën, duke e çuar garancinë totale të huasë në 920 milionë euro, thuhet në një deklaratë të Downing Street.


Mbretëria e Bashkuar do të lehtësojë gjithashtu tarifat për shumicën e importeve nga Ukraina për të liruar tregtinë, raporton bbc.

lcimg 67e8b531 4577 4e71 b18c 9a1650a58e34

Britania e Madhe gjithashtu do t’i ofrojë Ukrainës edhe 120 automjeteve të blinduara dhe sisteme të reja raketore kundër anijeve. Theksojmë se gjatë ditës së djeshme britanikët ndanë edhe rreth 144 milionë euro.

Në një deklaratë të lëshuar pas vizitës, Johnson vlerësoi "udhëheqjen e vendosur të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe heroizmin e guximin e pathyeshëm të popullit ukrainas" për pengimin e "qëllimeve monstruoze" të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndryshe, Zelensky e ka falënderuar për kontributin e madh Johnsonin në këtë luftë të paprecedentë ndaj Rusisë. /Telegrafi/